MENU
klinika

Edhe pse nuk është anëtare e BE-së

Pse Zvicrës i intereson kaq shumë Brexit?

22.11.2018 - 15:37

Që kur Britania e Madhe votoi për të lënë Bashkimin Evropian në 2016, Zvicra i ka ndjekur me kujdes procedurat e Brexit. Marrëveshja e arritur midis Britanisë së Madhe dhe BE-së do të jetë e rëndësishme për Zvicrën që nuk është anëtare e BE.

“Ora po kalon,” thotë Jan Atteslander i shoqatës së biznesit zviceran “Economiesuisse”. “Ne jemi të shqetësuar, tani rregullat janë të qarta, ne mund të bëjmë tregti me Mbretërinë e Bashkuar. Por po shkojmë drejt fundit dhe askush nuk mund të na tregojë nëse do të ketë një marrëveshje Brexit apo jo”. Mbretëria e Bashkuar është planifikuar të largohet nga BE më 29 mars 2019.

Por pse duhet që Zvicra, e cila nuk është anëtare e BE, të shqetësohet për marrëdhëniet e saj tregtare me Britaninë e Madhe që po largohet? Arsyeja qëndron tek marrëveshjet dypalëshe të komplikuara të Zvicrës me Brukselin, për më shumë se dy dekada, pasi Zvicra vendosi në vitin 1992 të mos bashkohej me BE.

Tani blloku 28-anëtarësh i BE-së është partneri më i madh tregtar i Zvicrës deri tani, dhe Britania e Madhe, është pjesë e kësaj.

“Marrëdhëniet ekonomike midis Zvicrës dhe Britanisë së Madhe bazohen në marrëveshjet dypalëshe midis Zvicrës dhe BE-së,” shpjegon Ivo Zimmermann, i cili përfaqëson industrinë zvicerane të makinave. “Pra, pas Brexit këto marrëveshje nuk do të zbatohen më”.

Haig Simonian thotë .”Duart e Britanisë janë të lidhura, sepse sipas marrëveshjes me BE-në, ajo mund të fillojë vetëm të veprojë, pra me sigurimin e marrëveshjeve të reja tregtare me vendet jo anëtare të BE, kur ajo mos të jetë më anëtare, thotë ai. “Pra, zyrtarisht të paktën, gjithçka është e ngrirë”.

Kur qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi marrëveshjen javën e kaluar, në Zvicër pati një lloj lehtësimi.

Është një pozitë e vështirë për lidhjet tregtare britanike-zviceriane. Dy vendet janë midis partnerëve më të mëdhenj tregtarë të njëri-tjetrit dhe kanë patur lidhje të qëndrueshme ekonomike për vite me radhë. Në vitin 2017, Britania e Madhe ishte partneri i pestë më i madh i jashtëm i Zvicrës, me eksporte në total prej 11.4 miliardë franga zvicerane, sipas shifrave zyrtare zvicerane.

Kur Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt, bëri një vizitë në Bern muajin e kaluar, ai u tha gazetarëve se ishte “një vizitë e shkëlqyer”, megjithëse nuk pranoi t’i përgjigjej asnjë pyetjeje rreth atyre që  u diskutuan saktësisht.

Duke patur parasysh se të gjitha lidhjet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës do të duhet të rishkruhen, zviceranët në teori mund të zgjedhin një lloj marrëveshjeje doganore me Mbretërinë e Bashkuar.

Pra, a besojnë zviceranët se gjithçka do të shkojë mirë? “Besimi mund të jetë fjala e gabuar,” thotë z. Zimmermann. “Ne e dimë se qeveria zvicerane po bën gjithçka , por ka ende shumë pasiguri”.

Fundi i marsit është katër muaj larg, jo shumë kohë  për të rishkruar marrëdhëniet tregtare. Zvicra nuk i pëlqen vendimet e minutës së fundit dhe nuk i pëlqen vonesat. Por tani për tani, ata thjesht duhet të presin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e ish-kryeministrit italian

Brexit mund të shkatërrojë stabilitetin në Itali…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…