MENU
klinika

Mësojini...

7 ‘fakte’ për kremin dhe rrezet e diellit që të gjithë i dinë ~gabim~

31.05.2022 - 09:42

Me ardhjen e verës, njerëzit kthejnë sytë edhe nga kremi SPF, mbrojtës ndaj diellit, edhe pse në fakt – ne duhet ta kemi vëmendjen te ai, në çdo ditë të vitit, njësoj. Më poshtë, mësoni disa fakte të rëndësishme rreth rrezeve të diellit, që me siguri i keni ditur gabim.

Miti 1: Rrezet UV janë të nevojshme për vitaminën D

Po, është e vërtetë që pamjaftueshmëria e vitaminës D prek pothuajse 50% të popullsisë në mbarë botën. Dhe duke marrë parasysh që vitamina është e lidhur me uljen e rrezikut të kancerit, imunitetit dhe shëndetit të kockave, mungesa e saj është shkak për shqetësim. Megjithatë, në vend që ta ekspozoni veten ndaj dritës së shtuar ultraviolet, e cila mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës, drejtohuni dietës suaj. Ushqimet si salmoni dhe e verdha e vezës mund të rrisin nivelet e vitaminës D, ose një suplement i bën gjërat edhe më të lehta. Procesi i zhvillimit të vitaminës D në trup dhe shndërrimet që ndodhin kërkojnë ekspozim në diell. Por suplementet D-3 e ofrojnë vitaminën në një formë plotësisht të konvertuar, kështu që në fakt nuk keni nevojë për diell.”

Miti 2: Të rinjtë nuk preken nga kanceri i lëkurës

Ndërsa Presidentja e Fondacionit për Kancerin e Lëkurës  në SHBA, dr. Deborah S. Sarnoff pranon se diagnozat e melanomës tek fëmijët janë mjaft të rralla (përbëjnë vetëm 1% të të gjitha kancereve tek fëmijët nga lindja deri në moshën 14 vjeç dhe 4% të të gjitha kancereve tek adoleshentët nga mosha 15 deri në moshën 19), ato gjithsesi mund të ndodhin, duke e bërë mbrojtjen nga dielli thelbësore në çdo moshë. Një histori familjare e sëmundjes ose prania e gjeneve të caktuara mund të rrisë rrezikun e një personi për zhvillimin e sëmundjes në një moshë të re.

Tjetër? Kultura e “marrjes së rrezeve”.

Sarnoff tregon se sheh rëndom gra dhe vajza që paraqiten me të gjitha llojet e kancereve të lëkurës, vetëm sepse kanë vendosur të rrinë më orë të tëra në diell, të pambrojtura. Ekziston një kulturë e adhurimit të diellit në mesin e shumë vajzave adoleshente, e cila çon në sasi të rrezikshme të ekspozimit ndaj rrezeve UV.

Miti 3: Të gjithë nishanet e reja janë nishane të këqija

“Nishanet janë shenja të bukura të lindjes që janë pothuajse gjithmonë beninje”, thotë Dr. Ellen Marmur, dermatologe e certifikuar nga bordi dhe themeluese e MMSkincare. Megjithatë, disa janë subjekt i zhvillimit në llojin më shqetësues.

“Nishanet sipas përkufizimit janë ‘të mirë’,” pajtohet Rose. “Megjithatë, disa nishane që kanë qeliza atipike kanë rrezik të shndërrohen në kancer. Por shumica e melanomave kthehen de novo, që do të thotë se ato formohen vetë, jo në një nishan ekzistues.

Dermatologia Amy Wechsler sugjeron që të qëndroni vigjilentë për shenjat e anomalive, duke përfshirë gjakderdhjen, asimetrinë, një nuancë të zezë ose ndryshime të përgjithshme për të parandaluar 20% të melanomës që ndodh në shenjat tona të bukura të lindjes. Kontrollet vjetore të lëkurës me dermatologun  janë një mënyrë e thjeshtë për të ndjekur çdo vëzhgim jonormal.

Miti 4: Të gjithë kremrat kundër diellit janë të njëjtë

Kur bëhet fjalë për filtrat – si përbërësi në kremrat kundër diellit që mbrojnë lëkurën tuaj nga rrezet UVA dhe UVA – ka dy lloje: fizik dhe kimik. Kremrat e diellit fizik përdorin mineralet oksid zinku ose dioksid titani për të bllokuar rrezet UV nga lëkura, si një mburojë.

Në të kundërt, kremrat kimikë të diellit përdorin kimikate si avobenzona, oktinoksati dhe oksibenzona për të shpërndarë rrezet UV.

Megjithatë, çdo krem kundër diellit është më mirë sesa të mos vini asnjë krem dielli  – kështu që zgjidhni atë që funksionon me lëkurën tuaj dhe qëndroni me të.

Miti 5: Tonet e thella të lëkurës nuk kanë nevojë për krem kundër diellit

“Kanceri i lëkurës mund të prekë këdo, pavarësisht nga raca, përkatësia etnike apo tonaliteti i lëkurës”, thotë Sarnoff. “Edhe pse njerëzit me ngjyrë të errët të lëkurës nuk janë aq të rrezikuar për zhvillimin e kancerit të lëkurës sa ata me lëkurë të hapur, kur ata zhvillojnë kancer të lëkurës, ai tenton të gjendet në një fazë të mëvonshme, më të rrezikshme.”

Miti 6: Ju duhet SPF vetëm për fytyrën tuaj

Pjesëve të harruara të trupit si duart, për shembull, duhet t’u aplikohe po njësoj SPF – nëse jo për përfitimet kozmetike, atëherë për të mirën e shëndetit tuaj.

Miti 7: SPF në grim është një mbrojtje e mjaftueshme

Ndërsa zgjedhja e produkteve të makeup-it me SPF është e dobishme, nuk është një zëvendësim për kremin aktual të diellit. Mos e harroni këtë herën tjetër kur thoni, “nuk kam nevojë për krem dielli, sepse kam hidratues me SPF 10”.

Burimi: Bustle

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN