MENU
klinika

Lufta në Ukrainë

BE-ja arrin një marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse!

31.05.2022 - 10:22

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 97-të.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan propozoi, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus Vadimir Putin, zhvillimin e një takimi ndërmjet delegacioneve të Rusisë, Ukrainës dhe OKB-së.

Ushtria ruse ka përparuar në Donbass, ndërkohë Severodonetsk është afër dorëzimit.

Prokurorja e Përgjithshme e Kievit, Irina Venediktova, nisi hetimin  për ushtarin e parë rus të akuzuar për përdhunim, i akuzuari Mikhail Romanov do të dalë para gjykatës.

Dje presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha se ai nuk po planifikon të dërgojë raketa në Ukrainë të cilat  mund të arrijnë në territorin rus.
Mbrëmjen e djeshme në samitin evropian u arrit një marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse që është pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.

Ditën e  mërkurë do të vendoset dhe lista e zezë pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë ku dhe patriarku rus Kirill mund të përfshihet në këtë listë. Udhëheqësit e BE-së janë gjithashtu të gatshëm të ofrojnë 9 miliardë euro për nevoja urgjente dhe fillimin e rindërtimit të Ukrainës, raporton Corriere.

Çfarë parashikon paketa e 6-të e sanksioneve kundër Rusisë?
• Embargo vetëm nga deti
Ndalimi i importit do të ketë të bëjë vetëm me naftën që vjen nga deti, jo me naftën që vjen nëpërmjet tubacionit të Druzhbës, i cili furnizon Hungarinë, por edhe Gjermaninë dhe Poloninë. Republika Çeke mori gjithashtu një derogim 18-mujor. Për të gjitha vendet e tjera, ndalimi do të hyjë në fuqi deri në fund të vitit.
• Sa naftë ruse do të ndalohet?

“Bllokada do të bëjë të mundur uljen e dy të tretave të naftës së importuar nga Rusia”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Do të ndalojë 90% të naftës së papërpunuar ruse,” tha Ursula von der Leyen.

Në fakt, presidenti i Komisionit Evropian konsideron angazhimin e Gjermanisë dhe Polonisë për të hequr naftën ruse brenda vitit, duke përfshirë edhe atë që vjen përmes tubacionit. Prandaj, i vetmi përjashtim do të ketë të bëjë me Hungarinë, e cila importon vetëm 7% të totalit evropian. Prandaj, kryeministri i saj Viktor Orbán mund ta shpallë veten fitues, edhe nëse BE-ja nënvizon natyrën e përkohshme të derogimit.

Çfarë parashikon paketa e 6-të e sanksioneve kundër Rusisë?
• Embargo vetëm nga deti
Ndalimi i importit do të ketë të bëjë vetëm me naftën që vjen nga deti, jo me naftën që vjen nëpërmjet tubacionit të Druzhbës, i cili furnizon Hungarinë, por edhe Gjermaninë dhe Poloninë. Republika Çeke mori gjithashtu një derogim 18-mujor. Për të gjitha vendet e tjera, ndalimi do të hyjë në fuqi deri në fund të vitit.
• Sa naftë ruse do të ndalohet?

“Bllokada do të bëjë të mundur uljen e dy të tretave të naftës së importuar nga Rusia”, siguron presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Do të ndalojë 90% të naftës së papërpunuar ruse,” tha Ursula von der Leyen.

Presidenti i Komisionit Evropian konsideron angazhimin e Gjermanisë dhe Polonisë për të hequr naftën ruse brenda vitit, duke përfshirë edhe atë që vjen përmes tubacionit. Prandaj, i vetmi përjashtim do të ketë të bëjë me Hungarinë, e cila importon vetëm 7% të totalit evropian. Prandaj, kryeministri i saj Viktor Orbán mund ta shpallë veten fitues, edhe nëse BE-ja nënvizon natyrën e përkohshme të derogimit.

Përveç embargos, paketa e gjashtë e sanksioneve parashikon përjashtimin nga Swift (Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën, sistemi që lejon transaksionet ndërbankare) të Sberbank, banka kryesore ruse si dhe përfshirjen në listën e zezë të disa personaliteteve të ruse, përfshirë Patriarkun Ortodoks Kirill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paketa e gjashtë e sanksioneve ndaj Rusisë

A do të përçahet BE në vendimin për embargon e naftës?

"Financial Times": Sa keq mund të bëhet?

Goditja globale e stagflacionit të vitit 2022


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”