MENU
klinika

Një komunitet i mbetur jetim...

Disa të vërteta të padrejta kundër çamëve

03.06.2022 - 13:10

         Më 1913, jashtë çdo llogjike, çdo të drejte, qoftë hyjnore apo njerëzore, fuqitë e mëdha coptuan trojet, ndanë familjet dhe vëllazërinë e etnisë shqiptare. Çamëria dhe banorët e saj ju dhuruan shtetit ortodoks grek.

Më 1913 u krye masakra në përroin e Selanit (Paramëthi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të tjerëve nga kapiteni kretez,famëkeqi Deli Janaqi.

Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu çamëve të cilët u dëbuan në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të orthodoksëve të ardhur nga Azia e Vogël, që u pagëzuan grekë. Në ato situata u krijuan mundësira lehtësuese për elementin jo shqiptar (çam) për organizimin e çetave terroriste në territorin e Çamërisë, u vendosën sanksionet ekonomike, filloi lufta raciale, duke u braktisur popullsia shqiptare në injorancën më të thellë, pa shkolla, apo shërbime sociale. U dhane shanse dhe u inkurajuan i kryqëzatave fetare (marrë nga interneti me disa shtesa dhe përshtatje).

Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci që shumë tragjik për shqiptarët çamë.

Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi.

Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë, që filluan goditjet e vazhdueshme dhe sistematike për zhdukjen e popullsisë çame, në Filat ishin tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë Zambeta; ndërsa Pituljetë (etni vllahe, por si ortodoks quheshin grekë) vepronin kundër çamëve në Gumenicë. Masat shtrënguese arritën deri atje sa banorëve tëi Paramithisë i u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë çamët e krishterë kundër çamëve myslimanë (të dy tëts së njëjtës etni). Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishte e paarsimuar dhe nuk u arrit që qarqet intelektuale të dominonin situatën.

Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. (Marrë nga interneti me disa shtesa dhe përshtatje-fd).

Të nderuar lexues!

Personalisht e kam theksuar shumë herë faktin që vërteton përgënjeshtrimin e akuzës mashtruese greke “bashkëpunimin e çamëve me okupatorin”, megjithatë opinioni në masë vazhdon verbërisht të mbetet po atje, në vend numuro. Sigurisht këtoj lloj qendrimesh janë të kollajshme për të kuptuar pse-në, që është “mungesë serioziteti dhe pranimi i statukuosë që kanë mbjellur gjatë100 viteve qveritë e dy shteteve (greke e shqiptare).

Si dëshmitar okular i pasojave të rënda që kanë krijuar masat ekstreme, tepër çnerëzore të shtetit grek ndaj kombit shqiptar që nga lufta e parë botërore e në vazhdim, shumë të përmbledhur po rendis disa prej fakteve që hedhin poshtë akuzën e sajuar greke, por që, pavarësisht që dihet se është e pavërtetë, ajo është e pëlqyeshme andej-këndej kufijve tanë!.

1.- Masakrat ekonomike, politike, ushtarake, sociale, arsimore, filluan që nga krijimi i shtetit grek dhe morën forcën ligjore me shtrirje të gjërë nga viti 1913, kundër gjithçkaje të shqipëtarëve autoktonë në Çamëri.

Theksoj fuqishëm se “spastrimi etno‐fetar” i rajonit të Çamërisë e ka fillesën nga viti 1820, duke e rritur egërsinë gjatë viteve 1913 deri në mars 1945, kur u realizua plotësisht spastrimi etno-fetar me gjenocidin grek ndaj banorëve autotonë çamë myslimanë. Me këtë të vërtetë, dëshiroj që gjithkush të kthjellohet se synimi ortodoks grek për zhdukjen e çamëve, nuk është shpifja e bashkëpunimit me okupatorin, mbasi kjo sajesë është 30 e ca vite më mbrapa, nga fillimi i spastimit etno-fetar!

2.- Gjatë luftës së dytë Botërore, me partizanët grekë, që luftonin kundër armikut të vendit (me ELLAS-in), kanë marrë pjesë 656 djem dhe vajza çame. Emri i parë në listën e partizanëve çamë eshtë Abedin Nexhipi. Lista mbaron me numrat 655. Zane Bolena dhe 656. Zaim Arapi. Ndërsa me të djathtën greke, e cila bashkëpunonte me forcat gjermane kundër forcave partizane greke, u rreshtuan vëllezërit Dino me rreth 60 argatët e tyre. Vini re: “98 përqind e banorëve të Çamërisë, nuk morën pjesë në formacionet ushtarake greke dhe as në ato nazi-fashite kundër shtetit Grek”.

3.- Ja një foto që vërteton bashkëpunimin e çamëve me partizanët grekë. (Fotoja dhe emrat e 8 partizanëve të ELLAS-it, janë sipas historianit Arben Llalla).

Partizanët e ushtrisë greke EAM-ELAS, nga e majta në të djathtë i katërti çami Petrit Musa Demi nga Filati, dy shqiptar të tjerë dhe partizanët grek Takis Theologos, Panajoti Mici, Kosta Sternaras, Jani Kondi, Vangjeli Pulis, Finiq, 1943.

4.- Në rrapin e qytetit të Delvinës, një grup çamësh që vazhdonin rrugën e emigrimit, si shkak i dëbimit vrastar grek, mallkonin dhe hidhnin vezë të prishura (klluvje) në trupin e varur të Mazar Dinos, duke e akuzuar si shkaktar të largimit nga vendlindja (në këtë ngjarje ndodheshim edhe ne fëmijët).

5.- Nga pikpamja strategjike, dy shtetet nazi-fashiste (Italia dhe gjermania), për të siguruar mbështeten e popullsive vendase, si në Kosovë dhe Çamëri, përdorën aspiratën kombëtare shqiptare se, mbas fitores së luftës, do bashkonin të gjitha trojet shqiptare, duke korigjuar vendimet e konferencës së Londrës. Megjithëse ishte një ide joshëse dhe domosdoshmërisht e dëshirueshme; si në të gjitha raste të tilla, ishin banorët e rajonit të Çamërisë që atë ide e kuptuan se ishte propagandë, mbasi drejtimi administrativ lokal, gjatë asaj periudhe, kryhej bashkërisht me punonjës grekë dhe italianë e më pas me gjermanë; ndërsa nga çamët nuk kishte pjesmarrje në pushtetin lokal. Është një tjetër fakt përgënjeshtrues se nga banorëve çamë myslimanë nuk ka patur bashkëpunim me okupatorin. 6.- Në një intervistë të TV Klan, para tre ditëve, ku ishin të ftuar z. Paskal Milo, Neritan Ceka, F. Bejleri, etj, të cilët komentuan qendrimet e dy ministrave të jashtëm grek e shqiptar, u fol edhe për problemin e “Çështjes Çame”. Mes shumë mendimeve plus e minus, me njohuri ose pa njohuri të çështjes, u vu re një qendrim po thuaj i përbashkët se “popullsia çame ishte viktimë”. Ky konkluzion do të thotë se “banorët shqiptarë myslimanë të rajonit të Çamërisë, nuk kanë qenë bashkëpunëtorë me gjermanët, por viktima, që janë ndëshkuar padrejtësisht çnjerëzisht nga shteti ortodoks grek”. 7.- Nuk mundet të mos theksohet një e vërtetë e fshehur prej 78 vitesh nga të dy qeveritë (greke e shqiptare), vendimi inatçor i Musolinit, i cili mbasi e kuptoi se popullsia çame nuk i siguroi mbështetje për bashkëpunim, siç i kishin deklaruar zëvëndësit e tij të luftës dhe beu Nuri, ai u hakmor duke e hequr idenë që edhe Çamëria të bashkohej me Shqipërinë. Ky vendim inatçor i Duçes, dihej, ishte i dukshëm në terren, sepse Rajoni i Çamërisë nuk është administruar në asnjë rast nga çamët vendas, jo vetëm që nga viti 1913, por as gjatë vitve 1940 deri në mars të vitit 1945, kur u masakruan dhe u dëbuan dhunshëm nga shteti dhe kisha ortodokse greke. Por, pavarësisht se në terren vepronte inati italian; rëdësi të veçantë merr kur deklarohet nga zëra që dëgjohen fort, në rastin konkret nga zëri i ish ministrit të jashtëm të Republkës së Shqipërisë, që nënkupton “një zë zyrar” 8.- Në ditarët e oficerëve gjermanë, ku trajtohen veprimet e tyre ushtarake në rajonin e Çamërisë, lexohet qartë se EDES-i dhe Napoleon Zerva kanë bashkëpunuar me gjermanin okupues kundër partizanëve grekë të ELLAS-it, ku bënin pjesë edhe dhjetëfishi i djemve dhe vajzave çame, krahasuar me ata çamë që ndiqnin beun tyre.

9.- Të lexuarit me vëmëndje të këtyre disa përgënjeshtrimeve të akuzave greke ndaj çamëve, dëshiroj që të arrihet të kuptohen të vërtetat që tregojnë se shqiptarët myslimanë të rajonit të Çamërisë, jo vetëm që nuk kanë bashkëpunuar me asnjë shtet të huaj kundër shtetit Grek dhe as ndaj shtetit Shqiptar. Përkundrazi çamët u viktimizuan prej të dy shtetve. Shkaqet e shtetit grek ishin etnike-fetare dhe territoriale; ndërsa shkaqet e shtetit shqiptar ishin dhe mbeten pa mundësitë e forcës fizike, diplomatike, ekonomike, kolaboracioniste dhe disa personaliteteve shtetërore apo të ndonjë partie politie, të korruptuar nga të huajt. Një komunitet i mbetur jetim, pa përkrahje dhe i ndodhur në dy vende, si fëmijë nën trysninë e dy njerkave. Për fat të keq, sipas disa mediave mercenarizmi është dokumentuar edhe brenda fisit të komunitetit çam, të cilët janë financuar nga institucione zyrtare greke”. Historia e popullit shqiptar flet qartë, ka vërtetuar se edhe “drurët e shtrembër brenda gjirit”; vërtet kanë penguar dhe vazhdojnë të pengonë, por herë pas here ata janë tëharrur, ndërsa populli ka mbetur vital dhe i paepur!

 

Nga: Fahri Dahri

“Luna Park”, me Adriana Matoshi dhe Nik Xhelilaj

Drama shqiptare, në Festivalin e Filmit në Selanik

“Ç’janë këto veshje, këto bizhuteri, këto këngë?!”

Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për festivalin e 11-të

Mundësi për të aplikuar në Guinness

Për Darkën e Lamës përgatitet flija 2-metërshe

“Janë 5 valixhe të mëdha me objekte personale”

Ku do ekspozohet trashëgimia etnokulturore e Musine Kokalarit?