MENU
klinika

Në pritje të ëmbël

Ilda Bejleri tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur

05.06.2022 - 10:51

Para disa ditësh, Iconstyle publikoi lajmin se moderatorja Ilda Bejleri ishte në pritje të ëmbël. Ajo është në muajin e pestë të shtatzanisë dhe po pret një vajzë, ndërsa këtë lajm është munduar ta mbajë sa më të fshehtë nga publiku.

Epo mesa duket jo më pasi ka qenë vetë Ilda që ka postuar një foto në rrjetet sociale dhke treguar barkun e rrumbullakosur dhe duke konfirmuar lajmin e bukur.

Ilda nuk ka preferuar asnjëherë të flasë për jetën private dhe megjithëse prej dy vitesh kishte pranuar që ishte e dashuruar, por nuk na tregoi asnjëherë cili është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën.
Profili i tij mbetet i panjohur për publikun, teksa duket se edhe në ditët më të ëmbla Ilda ka preferuar ta mbajë gëzimin vetëm për vete duke ndarë shumë pak me publikun.
Gjatë kohës si prezantuese sportive, nëpër media Ilda është përfolur shpeshherë për lidhje të mundshme me futbollistë. Dhe për partnerin aktual pati një aludim të tille por një intervistë ajo foli për partnerin aktual, duke mohuar që ai të ishte futbollist.
“Nuk mund të them kurrë që s’mund të jem në një lidhje më një futbollistë. Por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja. Partneri im aktual nuk është futbollist”-tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"E hap dekoltenë sa hap gojën..."

Ilda Bejleri thumbon analistin, nuk i ka dalë inati


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!