MENU
klinika

"NATO dhe BE nuk e duan, por Rusia e mbështet"

Lavrov trondit rajonin: Ballkani i Hapur një projekt serb

06.06.2022 - 17:17

Teksa e cilëson të paprecedent vendimin e Bullgarisë, Rumanisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të mbyllur hapësirën ajrore për avionin e tij, shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov ka bërë publik një detaj tepër të rendësishëm për publikun shqipfolës, që ka të bëjë me Ballkanin e Hapur.

Lavrov shprehet ndër të tjera se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë serbe dhe se Rusia e mbështeste këtë pavarësisht kundërshtimeve të Brukselit.

“BE do që të aplikoë një projekt të quajtur Ballkani i Mbylluyr”, tha Lavrov duke e cilësuar këtë një veprim kundër interesave ruse. “Ne vlerësojmë nisjat kurajoze të ndërmarra nga Serbia dhe Presidentit Vuçiç, i cili ka theksuar se nuk do të angazohet në veprime kundër Rusisë, edhe pse BE do që vendet kandidate të rreshtohen në veprime rusofobike”, tha ai ndërkohë që shtoi:

Siç duket qartë, ata që lëvizin fijet në Bruksel nuk e duan këtë. Ata nuk duan që ne të mbështesin Beogradin, përfshi Ballkanin e Hapur. Duket qartë që ata që janë Bruksel, por edhe NATO  duan të aplikojnë në Ballkan projektin e Ballkanit të Mbyllur”.

Kjo është një ndër deklaratat më të forta të bëra nga një shef diplomacie i huaj në lidhje me Ballkanin e Hapur ku Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë angazhuar seriozisht në implementimin e kësaj nisje. Të vetmit shtete që rezistojnë janë Mali i Zi dhe Kosova. /abcnews.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë kërkon Rusia në Ballkanin Perëndimor?

Analiza në DW: Moska po zgjeron ndikimin e saj, synimi është të…

Dyert e hapura për miliarderët

Beogradi lë dyert e hapura për rublën ruse


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë