Lorik Cana arriti suksesin e jashtëzakonshëm dy vite më parë me kombëtaren shqiptare duke marrë pjesë për herë të parë në Euro 2016 në Francë, por ky kompeticion ishte i fundit për kapitenin kuqezi që mori pjesë me Kombëtaren, duke varur këpucët në gozhdë.
Por kur jemi tashmë më shumë se dy vite nga tërheqja e gjakovarit nga Kombëtarja për të është realizuar një film dokumentar, i titulluar “Lorik”. Këtë gjë e ka bërë të ditur vet futbollisti Cana përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
Ai ka bërë po ashtu të ditur se data e publikimit të këtij filmi është 5 dhjetor 2018.
“Një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim nga miku im @andidecka që më bindi para 2 vite rreth këtij projekti. Nuk ka qenë e lehtë por besoj ja ki dal Ando me gjithë partnerët qe të kanë mbështetur”, ka shkruar Lorik Cana në Instagram.
Ndërsa urimet nuk munguan edhe nga personazhe të njohur të showbiz e sportit, nga Bleona Qerreti te Ermir Lenjani.