MENU
klinika

Aksioni i RENEA për të kapur Talo Çelën

Prokuroria e Elbasanit, konferencë urgjente

10.06.2022 - 11:28

Policia e Shtetit ka dalë në konferencë urgjente për të dhënë detaje mbi superaksionin e zhvilluar dje nga RENEA në Elbasan, ku kërkohej Talo Çela dhe ku u arrestua Kelmend Xhaferri.

Mbrëmjen e të enjtes, RENEA rrethoi gjithë zonën e Elbasanit, duke operuar me dy grupe të mëdha kontrollesh, njëri i dislokuar në Elbasan, kryesisht në zonën e Tregut Industrial dhe tjetri në Peqin.

Të dhënat konfidenciale konfirmuan se informacioni i parë kishte të bënte me vendndodhjen e Suel Çelës dhe të Talo Çelës, por në vazhdën e shoqërimeve të personave të dyshuar, Policia ka hasur edhe në një tjetër emër që për ta do të thoshte shumë.

Bëhet fjalë për Kelmend Xhaferrin, njeriun që u përfshi në konfliktin e përgjakshëm të Elbasanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të 2021-shit.

I armatosur gjer në dhëmbë, ditën kur u vra Pjerin Xhuvani, ai hapi zjarr mbi furgonin e grupit të “Ruajtjes së votës”.

talo-cela-770×429

Ngjarja që tronditi vendin u mbyll me një të arrestuar, autorin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, dhe u tha se në kërkim u shpall Kelmend Xhaferri. Ai vijoi të ishte në kërkim, madje për specialët e RENEA-s ai ishte një i shumëkërkuar i së njëjtës rëndësi me ata për të cilët kishin udhëtuar me plan konkret nga Tirana.

Që kur kanë dëshmuar Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, Policia e Shtetit e ka kthyer qëllim në vetvete arrestimin e Talo Çelës, emri i të cilit është përfshirë nga ish-miku i tij në krime monstruoze.

RENEA dhe grupe FNSH-je, që prej më shumë se një muaji, ushtrojnë kontrolle të panumërta në Elbasan dhe rrethina, në të gjitha pikat ku pretendohet se strehohet Talo Çela, por ende nuk është bërë e mundur të arrestohet.