MENU
klinika

Si u hermetizua ceremonia e ditëlindjes së PS-së

Prapaskenat/ Çfarë nuk u pa në festën gjysmë private të socialistëve

13.06.2022 - 10:37

Festë gjysmëprivate dhe nën masa të rrepta sigurie. I tillë ishte dje për socialistët 31-vjetori i krijimit të Partisë Socialiste.

Festa u konsiderua vetëm për familjen socialiste, e cila u mblodh në oborrin e selisë në një aktivitet pa fjalë të mbajtura nga zyrtarët e partisë, pa kamera dhe të rrethuar nga një perimetër i gjerë sigurie, duke mos lejuar kalimin pranë. Pritja në oborrin e Partisë Socialiste ishte organizuar në masa të rrepta të forcave të Gardës, ku të ftuarit u kontrolluan fizikisht dhe me metal-detektor për sende metalike. Gjithçka nisi me himnin kombëtar, ndërkohë që në oborr u vendosën edhe disa tavolina për qëndrimin e të ftuarve. Në njërën anë të selisë, të ftuarit u pritën nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe deputetët Etjen Xhafaj dhe Blerina Gjylameti. Ndërkohë, në një pjesë tjetër të selisë ishin Beldi Klosi dhe Anila Denaj që presnin të ftuarit. Ftesën e shoqëruan këngët e “Queen – We Are The Champions” dhe këngët e “U2 – With Or Without You”. PS shfaqi një dokumentar të shkurtër për aktivitetin politik të kësaj force, ndërkohë që në sfond u dëgjua vetëm fjalimi i shkurtër i Damian Gjiknurit, i cili çeli festimet, shpërtheu fishekzjarrët dhe tha: “Rroftë Partia Socialiste dhe rroftë Shqipëria!”

TË FTUARIT

Të pranishëm në këtë eveniment ishin figura të larta, kontribuuese në Partinë Socialiste, por edhe emra të njohur të politikës. Ndryshe nga vitet e tjera, ajo që ra në sy ishte mungesa e kamerave. Kjo festë u organizua larg syrit të mediave, me arsyetimin se është një festë vetëm e socialistëve. Televizionet për të transmetuar u pozicionuan në ambientet jashtë perimetrit të selisë së Partisë Socialiste. Po ashtu, një tjetër fakt interesant ishte se ky aktivitet, ndryshe nga çdo organizim tjetër, nuk u transmetua as në platformat sociale të Kryeministrit Edi Rama. Festa u përshëndet vetëm nga një fjalim i0 shkurtër i Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian0 Gjiknuri, i cili në fund të fjalimit të tij i dha mundësi Kryeministrit Rama për të folur, por gjesti i kreut të PS-së tregoi se ai nuk donte të thoshte asnjë fjalë. “Dua t’ju uroj të gjithë socialistëve 31-vjetorin, paçi gjithçka të mirë në familjet tuaja! Të rrojë PS dhe të rrojë Shqipëria! Le të argëtohemi! Nëse kryetari do, le të thotë ndonjë gjë”, tha Gjiknuri. Kryeministri Edi Rama nuk mbajti fjalim përshëndetës, por mëngjesin e djeshëm shpërndau një mesazh urimi për të gjithë ata që i kanë dhënë dhe vijojnë t’i japin Partisë Socialiste. Rama përmendi patronazhistët, që patën rol të rëndësishëm në zgjedhjet e 25 prillit për të vijuar më pas me drejtuesit në territor, themeluesit dhe liderin Fatos Nano. Prezentë në festë ishin të gjithë deputetët socialistë, ministrat dhe anëtarë të Partisë Socialiste. Nuk munguan as figura të vjetra, që dikur kanë përfaqësuar këtë forcë politike. Të pranishëm ishin edhe shumë figura të larta të PS-së, të cilët kanë dhënë kontribut në këtë forcë politike, si ish-Sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruçi dhe Musa Ulqini, por edhe Spartak Braho dhe disa ish-ministra socialistë. Ftesës së PS-së iu përgjigj edhe LSIja. Në festë të pranishëm ishin deputetja Erisa Xhixho dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari, ndërkohë Monika Kryemadhi nuk ndodhet në Shqipëri. Në ceremoni mori pjesë edhe Agron Duka, kreu i PAA-së, Luan Rama, si dhe Paskal Milo. Por, në ftesë ishte edhe ish-deputeti i PD-së, Halit Valteri. Ftesë i ishte bërë edhe ishkreut të PS-së Fatos Nano, i cili nuk mori pjesë në festën e djeshme të socialistëve. Në 31-vjetorin e Partisë Socialiste midis shumë figurave të kësaj force politike, Rama u ndal të pozojë edhe me gazetarët, ku një ndër to ishte e ftuar edhe ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, në vitet 2007- 2013. Festa e socialistëve zgjati vetëm një orë, ndërkohë që Kryeministri Edi Rama ishte i pari që u largua nga festa. Përveç angazhimeve politike, duhet të kujdeset edhe për familjen. Burime nga brenda festes bëjnë të ditur për gazetën “Panorama” se Kryeministri Rama nuk ka qëndruar gjatë, ai është larguar nga festa duke thënë: “Ika se jam me fëmijë të vogël unë”.

festa ps 31 vjetori

festa ps 31-vjetori rama klosifesta ps 31 vjetori veliajfesta 31 vjetori PS rama rucifesta 31 vjetori PS rama gjiknurifesta 31 vjetori PS rama veliajfesta 31 vjetori PS rama veliajfesta 31 vjetori PS rama nikollafesta 31 vjetori PS rama ruci perqafimifesta 31 vjetori PS rama rucifesta 31 vjetori PS rama gjiknurifesta 31 vjetori PS nikolla rucifesta 31 vjetori PS rama veliajfesta 31 vjetori PS rama ruci gjiknurifesta 31 vjetori PS rama ruci