MENU
klinika

Vendoset data

Ja kur do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive

15.06.2022 - 11:02

Më datë 20 Qershor është vendosur të mbahet në Prishtinë, mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Draft-marrëveshjet mund të jenë gati pasi kryeministri Albin Kurti i kërkoi ministrave që deri më 10 qershor të përfundoheshin çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërshtetërore.

Mbledhja e fundit e qeverive Kosovë-Shqipëri u mbajt në fund të nëntorit të shkuar në Elbasan. Në këtë mbledhje u theksua nevoja e bashkëpunimit mes vendeve teksa synohet të shkohet drejt një tregu të përbashkët, ku shqiptarët të jetojnë, studiojnë, punojnë dhe të dalin në pension në të dyja anët e kufirit.

Ishte mbledhja e 7-të e mbajtur mes 2 qeverive e cila përfundoi me firmosjen e 13 marrëveshjeve, ku më kryesorja ndër to është unifikimi i abetares nga viti i ardhshëm në të dyja trevat. Mes marrëveshjeve që u firmosen ishte ajo për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dy vendeve, njohja e sigurimeve shoqërore dhe për lehtësira të ndërsjella në procedurat doganore të hyrje/daljes së mallrave.

Marrëveshjet e përbashkëta të nënshkruara:

1. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.

Nënshkruesit: Z. Edi Rama dhe Z. Albin Kurti

2. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.

Nënshkruesit: Z.Edi Rama dhe Z.Albin Kurti

3. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshme.

Nënshkruesit: Z. Bledar Cuci dhe Z. Xhelal Sveçla

4. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

Nënshkruesit: Z. Bledar Cuci dhe Z. Xhelal Sveçla

5. Marrëveshje ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) –Krushevë (Dragash) midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Nënshkruesit: Z. Bledar Cuci dhe Z. Xhelal Sveçla

6. Marrëveshje për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Nënshkruesit: Znj. Delina Ibrahimaj dhe Z .Hekuran Murati

7. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Nënshkruesit: Znj. Belinda Balluku dhe z. Liburn Aliu

8. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës në fushën e njohjes dhe njësimit reciprok të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara.

Nënshkruesit: Znj. Evis Kushi dhe znj. Arbërie Nagavci

9. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

Nënshkruesit: Z. Ulsi Manja dhe Znj.Albulena Haxhiu

10. Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor Shqipëri-Kosovë, për vitin 2021-2022.

Nënshkruesit: Znj. Elva Margariti dhe Z.Hajrulla Çeku

11. Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve.

Nënshkruesit: Znj. Elva Margariti dhe Z. Hajrulla Çeku

12. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.

Nënshkruesit: Znj. Frida Krifca dhe Z. Faton Peci

13. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës.

Nënshkruesit: Znj.Ogerta Manastirliu dhe z. Hekuran Murati

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin