MENU
klinika

Mbledhja Kosovë-Shqipëri

Balluku: Terminali i Vlorës shndërrohet në projekt rajonal

20.06.2022 - 13:00

Në mbledhjen e tetë të përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë një ndër marrëveshjet e përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë ajo e terminalit të Vlorës për prodhimin e energjisë dhe transportin e gazit të lëngshëm mes dy vendeve.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha gjatë mbledhjes se Terminali i Vlorës i cili nisi si një projekt për Shqipërinë do të transformohet në projekt rajonal, pasi në të do të përfshihet Kosova dhe vende të tjera të rajonit.

“Terminali i Vlorës nisi si një projekt për Shqipërinë. Duke pasur një impiant ekzistues Shqipëri nisëm një zgjedhje me partnerët tanë.
Kemi pasur interes për të bashkëpunuar me rajonin, duke e bërë këtë projekt rajonal, ku përfshihet edhe Kosova.

Terminali Vlorës jo vetëm për prodhimin e energjisë por edhe për transportin e gazit të lëngshëm”, tha Belinda Balluku.