I veshur elegant, me një kostum me kuadrate ngjyrë kafe dhe i shoqëruar nga gruaja e tij Laura dhe dy fëmijët, Antonio Rüdiger u prezantua si lojtar i ri i Real Madridit.
“Familja ime është gjithçka dhe e falënderoj atë që ndodhet këtu, veçanërisht prindërit e mi”, – tha futbollisti i ri madrilen kur erdhi radha e tij për të folur, duke emocionuar të gjithë ata që e kanë shoqëruar në këtë udhëtim. Ishte një prezantim që ndoqi modelet standarde.
Nënshkrimi i kontratës, foto me fanellën dhe Kupat e Europës, video, fjalët e presidentit, fjalët e lojtarit, konferencë për shtyp dhe prekjet e para të topit me fanellën e bardhë.
Ai do të mbajë numrin 22, të djersitur nga Isco në shtatë sezonet e fundit. Numri i tij ishte pothuajse gjithmonë numri 2, që Dani Carvajal vesh aktualisht në “Bernabeu”, ndaj zgjodhi dy 2:
2⃣2⃣ @ToniRuediger#WelcomeRüdiger pic.twitter.com/YLJPxMvOUg
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 20, 2022
“Më pëlqen numri 22, jam i kënaqur me të”. Rüdiger tregoi ekuilibër në konferencën e tij të parë për shtyp. Gjithashtu lumturi dhe gëzim. Siç ka treguar tashmë për “MARCA”, në intervistën e tij të parë si lojtar madrilen, ka lënë ndjenjën se do të përshtatet në mënyrë perfekte në dhomën e zhveshjes:
“Unë jam lider, por Roma nuk u ndërtua për dy orë”. Rüdiger është i etur, por i di kushtet e futbollit. Gjithashtu vështirësitë që kanë fillimet e reja. “Kjo është arsyeja pse ju keni në mbështetje tifozët madrilenë”, – i tha Florentino Pérez, i cili e përcaktoi atë si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë.
Të njëjtën gjë mendon edhe Ancelotti, njeriu që e bindi në prill për këtë transferim, pas një bisede private. Gjermani foli në anglisht, por premtoi se së shpejti do të komunikonte edhe në spanjisht. “Hala Madrid dhe asgjë tjetër”, ishte e vetmja gjë që tha në gjuhën iberike.
🤩 ¡De blanco y tocando balón!
🤍 @ToniRuediger | #WelcomeRüdiger pic.twitter.com/u9wWf4VpGK— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 20, 2022
14 Kupat e Europës (Champions) – “Është mbresëlënëse t’i shohësh, sepse duke parë ato Kupa ju kuptoni me një shikim se cili është qëllimi i Real Madridit; të fitojë”.
Dallimet mes Real Madridit dhe Chelsea – “Nuk do t’i krahasoj, sepse të gjitha klubet për të cilat kam luajtur janë të rëndësishme për mua. Në Madrid, sigurisht, ka presion, por ne duhet ta shijojmë atë”.
Debutimi në një klasike – “Është ndeshja më e madhe që ekziston. Edhe pse një ndeshje parasezonale, ne duam ta fitojmë. Jam i emocionuar ta luaj këtë lojë në vend që ta shikoj në TV”.
Çfarë i tha familja – “Familja ime është e kënaqur, sepse e di se sa i madh është Real Madridi. Familja ime nuk di shumë për futbollin, por e di se çfarë është Real Madridi. Dhe gruaja ime është e kënaqur”.
📽🌱 @ToniRuediger ⚽
#WelcomeRüdiger pic.twitter.com/6bio8aMbKn— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 20, 2022
Ofertat që ka pasur – “Kishte interes nga Barcelona, por unë i thashë agjentit tim: O Real Madridi, ose asgjë!”
Numri 22 – “Numri im i preferuar është 2, por i përket Carvajal. Klubi më ofroi 12 dhe 22, unë zghjodha këtë të fundit”.
Champions-it e Real Madrid – “Kur u zhvillua finalja e Parisit, e dija që do të luaja për Real Madridin dhe bëra tifo për të. Ky Champions ka qenë i jashtëzakonshëm”.
Ndjenjat e tij kundër Real Madridit – “Kur luaja kundër Real Madridit, marrëveshja nuk ishte mbyllur ende. Qëllimi im ishte ta eliminoja Real Madridin, jam profesionist. Ishte e lehtë për mua të përqendrohesha”