Sandër Lleshi u betua ditën e sotme si ministër i Brendshëm, në ceremoninë e mbajtur në Institucionin e Presidencës.
Fillimisht në ceremoni u ekzekutua himni, më tej Lleshi është betuar para Kushtetutës, dhe ka firmosur.
Betimi vjen menjëherë, një ditë pas miratimit të dekretit të presidentit Meta në Kuvendin e Shqipërisë.
Kujtojmë se, për dekretimin e Lleshit si ministër, presidentit Meta dhe kryeministrit Rama pati përplasje për dekretin, për shkak të gradës Gjeneral që mbante Lleshaj.
Por pasi Meta nuk e dekretoi Lleshin herën e parë si ministër, propozimi për emrin e tij shkoi sërish në tavolinën e presidentit.
Meta pasi e liroi Lleshinn nga grada Gjeneral me kërkesë të tij, dekretoi emrin e tij si ministër.