MENU
klinika

Dëshmitarët në SPAK...

I biri u dënua për drogë, OFL kontroll pasurisë

22.06.2022 - 13:05

Një autokombanjë që përdoret si arsye për të justifikuar pasurinë e dyshuar se vjen nga krimi dhe një fshat i tërë dëshmitar në Prokurorinë e Posaçme. Kjo është fabula e një historie të pazakontë që nisi me Operacionin Forca e Ligjit dhe tashmë ka përfunduar në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Report Tv mëson se 240 banorë të fshatit Kozare në Kuçovë po dëshmojnë me kërkesë të SPAK dhe palës së akuzuar, pro ose kundër Bektash Shtëpenjës, pronar i një autokombanje që korrte grurin në fshat. Institucionet ligjzbatuese dyshojnë se ai ka pasuri të bërë me paratë e dhëna nga i biri i cili është i dënuar për trafik droge dhe prostitucion në Itali.

Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për shtëpinë e tokën duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokambaja të cilën e punon prej vitit 1991 si privat dhe nga 1980 ka qenë pjesë e kooperativës. 240 bashkëfshatarë do dëshmojë në gjyq. Deri tani kanë dëshmuar 120 bujq që thonë “kemi korrur grurin me Bektashin dhe e paguajnë pa faturë se s’kemi pasur kurrë NIPT”.

Prej një viti, disa prej tyre kanë bërë NIPT. Prokurorja Elida Kackini ka kërkuar konfiskimin e pasurisë si të ardhur nga krimi. Ditën e sotme, Bektash Shtëpenja nuk ka shkuar sot në gjyq, por ka dërguar djalin me pretendimin se po korr grurin e fshatit.

“Kur të mbarojë gruri, vij në gjyq por kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S’jam kriminel, i gjithë fshati më njeh. Nuk kam manipuluar dëshmitë e fshatit siç thotë SPAK, jam punëtor”, mësohet të ketë thënë Shtëpenja.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier