MENU
klinika

“Jam në shok”!

Britney Spears zbulon detaje nga jeta dhe shtëpia e re e saj

24.06.2022 - 12:00

Britney Spears është rikthyer në Instagram pas një pauze të shkurtër duke na treguar paksa për shtëpinë e saj të re me bashkëshortin Sam Asghari.

Pasi u tha ndjekësve të saj në Instagram të mërkurën se ajo dhe modeli, 28 vjeç, “nuk kanë shkruar ende në muajin e mjaltit”, princesha e Popit, 40 vjeçe, përshkroi disa detaje të shkurtra lidhur me jetesën e saj tanimë që është martuar.

“Është kaq e çuditshme që zgjohem dhe gjithçka është ndryshe… pishinë e re … kuzhinë e re … shtrat i ri … mendoj se jam në shok !!!” shkruan ajo.

“Oborri im është i paparë…”.

Spears postoi foto të saj duke pozuar në oborrin e shtëpisë me bikini shumëngjyrëshe si dhe një video të Asghari duke u zhytur në pishinën e tyre.

Jeta e re e Britney duket kaq e bukur dhe këngëtarja duket vërtet e lumtur.

Kujtojmë që këngëtarja dhe Sam u martuan më 9 qershor. Në ceremoni morën pjesë dhe yje si Drew Barrymore, Madonna, Selena Gomez, Paris Hilton dhe shumë të famshëm të tjerë.

“Kaq shumë njerëz të jashtëzakonshëm erdhën në dasmën tonë dhe unë jam ende në shok”, shkroi Britney asokohe.

Paris Hilton, nga ana tjetër, falënderoi Spears për një “natë epike”, ndërsa Selena Gomez i shkroi këngëtares: “Të dua!!!”