Një punonjës i Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, është rrëzuar aksidentalisht nga mali i Çikës.
Për pasojë shtetasi A. A., rreth 55 vjeç është dëmtuar.
Sakaq drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e shpëtimit për t’i ardhur në ndihmë.
Himarë/Informacion paraprak
Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.
Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital.