MENU
klinika

Kompromisi/ Turqia bie dakord

Erdogan heq veton për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

28.06.2022 - 21:14

Turqia ka rënë dakord të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë, ka konfirmuar presidenti finlandez, Sauli Niinisto, të martën, shkruan BBC.

“Progresi erdhi pas të tre vendet nënshkruam një memorandum të përbashkët për të zgjeruar mbështetjen e plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”, ka thënë Niinisto.

Marrëveshja u konfirmua pas takimit të ministrave të Jashtëm në samitin e NATO-s në Madrid.