MENU
klinika

Serie A, java 13

Roma bie sërish, s’është as për Champions

24.11.2018 - 16:58

Mund të luash mirë, mund të krijosh pa fund raste, por në fund nuk merr pikë. Dhe në një kampionat të gjatë, ato që kanë vlerë, janë pikët. Kështu po i ndodh Romës, e cila është mundur në Udine nga skuadra vendëse, me rezultatin 1-0.

Një rezultat që lë Romën në vendin e gjashtë në renditje, -3 pikë nga zona Champions, por rivalët kanë nga një ndeshje më pak. Ndërsa Udinese ngjitet në vendin e 16-të, duke iu larguar fundit të renditjes.

Pas një pjese të parë thjesht me dominim të miqve, por jo me shumë raste, me fillimin e e së dytës, kur pritej goli i Romës, vendasit godasin me De Paul, që i vetëm kalon 2 mbrojtës dhe shënon.

Udineses shënon edhe golin e dytë, por pas VAR, u pa qartë që shënuesi kishte marrë topin me dorë. Në fund, Roma krijon pa fund raste shënimi, kur në lojë kishin hyrë edhe Under me Dzeko, por detyrohet të dalë me kokën ulur nga “Friuli”.