MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Stresi, si ndikon në krijimin e akneve?

04.07.2022 - 08:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Stresi, si ndikon në krijimin e akneve?

Mjeku: Studiues të ndryshëm kanë gjetur një lidhje midis stresit dhe shpërthimit të aknes në moshë të rritur, duke pasur parasysh faktin që pas të 20-ve rritet stresi që përballojmë.

Kjo për shkak të mbarimit të shkollës, gjetjes së një pune, përballimit të jetës në mënyrë të pavarur etj. Në përgjigje të stresit trupi ynë prodhon më shumë androgjenë (pararendës të hormoneve mashkullore).

Këto hormone stimulojnë gjendrat e yndyrës në lëkurë dhe ato në folikujt e qimeve për të prodhuar më shumë yndyrë , e cila na çon në krijimin e akneve. Ky është shpjegimi pse aknet vazhdojnë kur e gjejmë veten gjithë kohës në stres.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.