MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

A është SHBA në përkrahje të dialogut Kosovë-Serbi?

24.11.2018 - 18:24

Kosova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që javën e ardhshme do të shkojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është konfirmuar se Thaçi do të ketë takime me zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë, me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, si dhe me kongresmenë dhe senatorë të ndryshëm amerikanë.

Kosovë

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë njoftuar se në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, pritet të arrihet marrëveshje që bizneset të mos kenë telashe dhe barriera të panevojshme.

Të hënën në Pejë do të mbahet mbledhja e radhës së dy qeverive shqiptare, Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, ndërsa një ditë më parë, të dielën, do të bëhet zbulimi i shtatoreve të drejtuesve dhe heronjve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku do të jenë pjesëmarrës drejtuesit e dy shteteve.

Maqedoni

Kryetari i Maqedonisë, George Ivanov, nuk heq dorë nga vendimi për mos dekretimin e Ligjit mbi përdorimin e gjuhëve, edhe pse një ditë më parë uroi shqiptarët duke thënë se gjuha shqipe është pjesë e rëndësishme e shoqërisë.

Partitë në pushtet mbeten në qëndrimin se ekzistojnë mundësi alternative që Ligji të hyjë në fuqi edhe pa nënshkrimin e Ivanovit.

Kosovë

Janë bërë tashmë tri ditë prejse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta rrisë taksën ndaj produkteve të Serbisë nga 10 për qind sa ishte në 100 për qind.

Pavarësisht faktit që një vendim i tillë nxiti reagime të shumta presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur heshtjen, duke mos u deklaruar fare rreth këtij vendimi.

Serbi

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha se e vetmja mënyrë që Serbia ta njohë Kosovën është që të rrëzohet presidenti Aleksandar Vuçiç dhe ai të zëvendësohet me ndonjë president të dëgjueshëm.

Siç raportojnë mediat serbe, Vulin potencoi se derisa Vuçiç e udhëheq Serbinë, ideja për një Kosovë të pavarur do të pësojë humbje dhe këtë nuk do t’ia falin fuqitë e mëdha.

Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmerr hapa të shpejtë dhe meritorë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Veseli thotë se është përbushur pakoja ligjore për Agjendën e Reformave Evropiane. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë