Edhe pse një nga këngëtaret me të pëlqyera, Enca nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor këtë sezon veror. Ajo ka zgjedhur të shijojë pushimet dhe së fundmi ndodhet në ishullin e famshëm Mykonos. Enca ka marrë kohë të bëjë një Q&A në Instagram dhe një nga pyetjet ishte se pse ajo nuk blen klikime dhe se mos ka frikën se mos ja bllokojnë.
Enca nuk ja ka përtuar përgjigjen duke e u shprehur se më mirë i harxhon lekët për pushime sesa blerje klikimesh.
“Nuk po them që cdo këngë me 1 milionë shikime në ditë është ‘fake’ por po them që 90 përqind e tyre janë… Më mirë i harxhoj paret për pushime e biznese të reja sesa për ‘fake views’ për ne kënaq egon”- u shpreh këngëtarja.
Vetëm para pak ditësh pati një debat të tillë për klikimet ku Noizy ka thumbuar bashkëpunimin e Tayna-s, Mozzik dhe Butrintit që titullohet “Pare”. Kënga nga Noizy dhe Loredana, “Heart Attack” dhe kënga tjetër “Pare” u publikuan në Youtube dhe kishin thuajse të njëjtat klikime. Por Noizy ka hedhur dyshime të forta se klikimet në këngën e Tayna-s, Mozzik dhe Butrintit janë të blera.
Nuk mungoi as reagimi nga Tayna dhe Mozzik. Ata publikuan pikërisht këngët që janë “trending” në të gjithë botën dhe për momentin bashkëpunimi “Pare” ndodhet në vendin e 14-të.