MENU
klinika

Serie A, java 13

Inter bën “detyrën”, por kreu mbetet larg…

24.11.2018 - 22:31

Inter ka fituar ndeshjen e radhës dhe është në vendin e dytë në renditje. Një renditje disi e gënjeshtërt, pasi zikaltrit duken të pafuqishëm për të kapur kreun e renditjes, që mbahet nga Juventus, për më tepër, Napoli ka një ndeshje më pak dhe mund t’i parakalojë.

Megjithatë, Inter ka fituar 3-0 ndaj Frosinone-s dhe nuk është një sukses dosido, pavarësisht se në pamje të parë duket sikur zikaltrit kanë bërë vetëm detyrën. Inter e nis mirë ndeshjen dhe gjen golin e avantazhit që në minutën e 10-të me Keita Balde.

Ish-sulmuesi i Lazio-s merr topin në zonë, driblon kundërshtarin dhe godet bukur duke mposhtur portierin. Ky është goli i parë i Balde me fanellën zikaltër. Inter vazhdon t kontrollojë ndeshjen, por ka krijuar mundësi të tjera shënimi ndërsa miqtë nuk mundohet t’i shkaktojnë asnjë dëm Inter-it gjatë pjesës së parë.

Pas pushimit Inter gjen golin e dytë me zëvendësuesin e Mauro Icardi-t, Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas godet bukur topin me kokë brenda zonës duke dyfishuar rezultatin.

Ky ishte goli i qetësisë për vendasit, të cilët nuk e ulën ritmin dhe vazhdonin të krijonin mundësi pas mundësie për të shënuar, por që nuk shfrytëzohen siç duhet nga sulmuesit.

Në minutën e 81’ erdhi goli i tretë i takimit nga Keita. Politano jep një top të bukur për sulmuesin që futet brenda zonës dhe bën një goditje tipike për të mposhtur portierin. Inter fiton dhe ruan hapin e Juve-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN