MENU
klinika

Ndikimi

Gjithçka që duhet të dini rreth migrenës menstruale!

07.07.2022 - 17:00

A mund të ketë në të vërtetë migrena juaj diçka që ka të bëjë me ciklin menstural? E pra, për fat të keq për gratë kudo në botë mund të themi që “PO”! Migrena menstruale aktualisht ndikon në mbi 50% prej nesh.

Cilat janë shenjat e migrenës menstruale?

Migrenat menstruale është një gjendje ku gratë kanë dhimbje koke të forta dhe të vazhdueshme gjatë ose para periodave të tyre. Ndërsa, gratë shpesh supozojnë se menstruacioni është thjesht një shkaktar për një migrenë, në rastin e migrenave menstruale, ato janë shkaku i vetëm.

Çfarë e shkakton atë?

Rënia natyrale e nivelit të estrogjenit dhe lirimi i prostaglandinës (një lloj hormoni) që ndodh menjëherë para kësaj periudhe. Kjo do të thotë se shumica e migrenave menstruale do të ndodhin gjatë dy apo tre ditëve të para të menstruacioneve.

Kur ndodhin përgjithësisht migrenat menstruale?

Migrenat menstruale zakonisht ndodhin para ose gjatë menstruacioneve. Migrenat dhe dhimbjet e kokës mund të ndodhin edhe gjatë ovulacionit, kur këtë herë estrogjeni dhe hormonet e tjera janë në një nivel të lartë.

Si mund ta heq qafe?

Migrena e menstruacioneve trajtohet njësoj si migrenat e rregullta, me medikamente të rekomanduara nga mjeku, por edhe ato në kushtet e shtëpisë duke përfshirë akullin ose një leckë të ftohtë në zonën e ballit, ushtrimet e relaksimit, akupunkturë, etj.

Si mund ta parandaloj?

Parandalimi ose të paktën reduktimi i efektit të dhimbjeve të kokës në periudhën e ciklit menstrual është krejtësisht i mundur, me masat parandaluese të njëjta për migrenën normale, por gjithçka që balancon hormonet rekomandohet shumë. Trajtimet e zakonshme përfshijnë një ndryshim në dietë, duke eliminuar karbohidratet e thjeshta, sheqernat e rafinuara dhe ushqimet e përpunuara.

Gjumi, stërvitja dhe hidratimi konsiderohen gjithashtu thelbësore për balancimin e hormoneve dhe promovimin e një metabolizmi të shëndetshëm. Shtojcat e magnezit janë gjithashtu një masë parandaluese, por nëse simptomat vazhdojnë dhe nuk zvogëlohen është mirë që të kontaktoni mjekun tuaj për ndihmë në trajtimin e dhimbjeve akute.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mësojini njëherë e përgjithmonë

Dhimbjet e kokës tek gratë: Si ndikojnë hormonet?