MENU
klinika

“Me të ishte e vështirë”

Loredana i vë pikat mbi “i” në lidhje me Mozzik

09.07.2022 - 10:41

Loredana dhe Mozzik janë dyshja më e komentuar dhe më e pëlqyer e publikut. Përveç se bashkëpunëtorë në muzikë, ata kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë ndërkohë që kanë edhe një vajzë të quajtuar Hana.

Mirëpo, dyshja edhe pas ndarjeve dhe ribashkimeve të shumta, gjithmonë ja kanë dalë të jenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit për hir të Hanës.

Detaje të reja janë zbuluar nga marrëdhënia e tyre, ka qenë Loredana që ka zbuluar nëse ka ende kontakte me Mozzik. Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta.

Pjesë nga intervista:

“Një nga pyetjet në Instagram ishte për marrëdhënien tënde me Mozzik, a ke kontakte me të?” është pyetur këngëtarja.

“Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më,” përgjigjet Loredana.

“Sa e vështirë është të deklarosh statusin e marrëdhënies kaq publikisht?”

“Unë jam një personazh i lehtë dhe nuk e kam pasur problem që ai të më telefonojë. Gjithmonë i pranoja telefonata dhe arrija të plotësoja gjithçka. Por me të ishte pak e vështirë,” ka përfunduar Loredana.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Njerëz që nuk gëzohen për triumfet e tua...'

E quajti “gënjeshtare”, Loredana i kthehet Mozzik

Mozzik flet për ndarjen nga Loredana

“Hana do të rritet dhe do e kuptojë, jeta vazhdon”


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure