Edhe pse një personazh mjaft i njohur tashmë, Beniada ka preferuar ta mbajë gjithmonë private jetën e saj sentimentale.
Por së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram duke i konfuzuar të gjithë. Beniada shihet pranë një mashkulli të cilit ka preferuar të mos ja zbulojë identitetin.
Kaq u desh dhe fansat nisën menjëherë aludimet se ky mund të jetë i dashuri i saj i ri.
Modelja vetë nuk ka komentuar akoma për të konfirmuar apo jo lajmin.
Më parë Beniada pati folur për jetën e saj personale dhe atë profesionale duke rrëfyer se është lënduar nga një mashkull i cili nuk ka qenë shqiptar. Gjatë fjalës së saj, Beniada tha se e dëshiron martesën si dhe të ketë 3 fëmijë.
Ish konkurrentja e “Big Brother Vip” u përfol shumë në media pas “konfirmimit” që dha në lidhje me marrëdhënien romantike të Endri Çekiçit dhe Megi Pojanit. Komenti i saj “shumë çift i bukur”, dashur padashur u mor si konfirmim nga publiku.
Beniada ka vendosur të na sqarojë njëherë e mire se nuk ka patur si qëllim të konfirmojë lidhjen e dyshes, pasi dhe ajo vetë nuk ka informacion mbi këtë çështje.
“Po ça thashë unë? Unë nuk thashë që u lidhën, unë pashë një fotografi njësoj, njërën nga njëra anë e tjetrën nga ana tjetrën. E thashë nëse janë të lidhur janë shumë të bukur. Të them të vertetën nuk e kisha parë këtë foton që e pashë tek Proçesi, unë kisha parë disa story të Megit me breshka dhe thashë është me pushime në qejfin e vet dhe unë nuk thashë që janë të lidhur dhe e kanë heq atë por…”– u shpreh ajo.