MENU
klinika

Ish-kampioni i botës në UFC

Khabib do të kthehej në kafaz për një arsye

14.07.2022 - 16:55

Titulli kampion bote në peshën e lehtë në artet marciale mikse është aktualisht vakant. Për këtë titull do të duelojë braziliani Charles Oliveira, që e nxori vakant titullin para duelit të fundit, pasi nuk arriti dot peshën e lejuar.

Sfidanti i tij pritet të jetë rusi Islam Makhachev, numri 4 në botë në këtë peshë. Oliveira ka rënë dakord që të sfidojë rusin, që promovohet dhe trajnohet nga ish-kampioni i botës së kësaj peshe, Khabib Nurmagomedov.

Gjithsesi, mediat deklarojnë se në rast se Oliveira fiton sfidën ndaj Islam Makhachev, atëherë në kafaz mund të rikthehet Khabib, për t’u hakmarrë për vëllanë e tij. I këtij mendimi është edhe trajneri i jiu jistu Leandro Vieira.

“Nëse Charles do të fitojë ndaj Makhachev, atëherë Khabib do ta shohim sërish në kafaz për t’u hakmarrë dhe të synojë të rimarrë titullin kampion bote. Khabib është i pamposhtur dhe e di se si të rikthehet kampion”, tha Vieira.

Khabib Nurmagomedov dhe Islam Makhachev janë të dy nga Degastani. Ish-kampioni i botës po ushtron presion te Dana Ëhite që ta promovojë dhe organizojë këtë sfidë mes Islam dhe Oliveira, por për momentin s’ka asgjë zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN