MENU
klinika

Serie A, Java 13

Chievo ndal Napolin në “San Paolo”

25.11.2018 - 17:02

Napoli ka bërë një hap fals atëherë kur nuk pritej. Të kaltrit janë ndalur në shtëpi 0-0 nga Chievo e vendit të fundit, duke bërë një nga gabimet më të mëdha të sezonit dhe tashmë shkon në 8 pikë diferenca me Juventus i vendit të parë.

Një rezultat zhgënjyes për ekipin e Elseid Hysaj, i cili ka luajtur 74 minuta para se të zëvendësohej nga Rui. “Axurrët” janë kthyer në vendin e dytë të renditjes, por kanë humbur terren ndaj Juventus-it kryesues.

Rastet për gol nuk i kanë munguar vendasve, me Mertens dhe Callejon që janë treguar të pasaktë para portës.

Është mbyllur në barazim pa gola edhe Bologna-Fiorentina, ndërsa Parma ka mundur 2-1 Frosinone-n dhe është ngjitur në vendin e gjashtë të renditjes. Parma ka mposhtur 3-2 Atalantën.