MENU
klinika

"Dasmorë... pa daulle!"

Legjenda e gjashtë mijë krushqve të ngrirë

20.07.2022 - 15:11

        Balada popullore na kthen në kohë të vjetra. Një gëzim i madh, si bashkimi i dy të rinjve, kthehet në fushë-betejë dhe gjithçka, zhduket aty për aty. Dasmorët, plot tre mijë burra të hareshëm, përplasen papritmas dhe si me magji, zhbëhet tabloja madhështore e krushqve të panumërt, që përplasen mes tyre, se kush do ta hapë rrugën i pari.

Populli këndon e vajton: një tragjedi e kobshme… një premtim fisnik./Konica.al

A po ngoni ju vllazni,
a po ngoni ju kojshi,
apo ngoni miqasi,
a po ngoni shyptari,
ni kâjk-o, bre, du m’e knue.
Nuk asht kâjk-o qi na gzon,
po asht kâjkë qi na vajton
edhe zemrat na i shkrumon.
Na ish ba, haj, ni darsëm e madhe,
darsëm t’madhe p’e kallxojnë,
darsëm t’madhe, haj, shum t’madhe,
me tremi-o miq të thirrun,
me tridhet –o daulle,
me tridhet –o surla,
me tridhet-o çitilija,
me tridhet –o sharkija,
me tridhet-o kavalla,
me treqin-o kâjkatarë.
Ishin nisë krushqit me shkue-
ma i pari bajraktari,
bajraktari me bajrak,
tremi krushq s’ishin kânë pak;
ishin nisë nusën m’e marrë
m’e martu ni gjalë çoban.
Kah po shkojnë, krushqit po knojnë,
mirë po knojnë e mirë po luejnë,
mirë po binë qato daullet,
mirë po bin-o qato surlat,
mirë po bin-o qato çitilijat,
mirë po binë qato sharkijat,
mirë po binë qato kavallat.
Se tri bjeshk-o i kanë kapërcye,
kapërcye kanë tre ujna t’mdhaj,
tri herë krushqit kanë pushue,
tri herë krushqit ujë kanë pie.
Kur kanë mrri-o te qaj miki,
i ka pritë shumë mirë qaj miki,
ju ka dhanë krushqve çaj mali,
ju ka dhan-o bukë e krypë,
bukë e kryp-o me gjeth zemër,
ju ka dhan-o ujë ahishte.
Paskan ba aty gazmen t’madh.
Nuse t’mirë krúshqt paskan marrë,
nuse t’mirë, bre, çobaneshë,
nuse t’mirë me hanë në gjyks,
nuse t’mirë me dy yllzi n’ballë,
nuse t’mirë, bre, si hyrí.
Kanë marrë udhën krushqit janë tfillue,
janë t’fillue n’shpi me shkue,
nusën dhânrrit me ja çue,
me ja çu e shum m’e gzue.
Daullet po bumbullojnë,
surlat-o sa mirë po binë,
mirë po bin-o çitilijat,
mirë po binë edhe sharkijat,
ma mirë binë qato kavallat,
shum mirë knojn-o edhe krushqit,
shumë mirë knojnë e shum mirë luejnë.
Kur kanë mrri krushqit n’bjeshkë t’dytë,
me do krushqi janë përpjekë,
qi s’janë kanë ma shum e as ma pak
e ni nuse e kishin marrë.
Janë përpjek-o bajraktárt.
janë përpjek-o ballpërballë,
e m’janë nalë, bre, me fjalu-
kush, kujna udhën me ja lshu.
Shka po i thot bajraktari, bajraktarit:
-Udhën neve me na lshue!
-Udhën na s’mujm me jav lshu
pa u bâ gjaki teri n’gu!
Njani qetrit udhën s’ja kanë lshue.
Shka asht ba, shka asht maru-
bajraktárt fort janë pezmatu
bajraktárt kanë luejtë bajraqet
me bajraqe kanë dhanë shejin.
Kâjkatarët e kanë nalë kâjkën,
janë nalë daullet e surlat,
janë nalë qato çitilijat,
janë nal-o edhe sharkijat ,
nuk binë ma qato kavallat,
krejt krushqit i kanë nxjerrë shpatat.
Kanë nisë shpatat me vetue,
kanë nisë luftën krushqit me liftue.
Luftë e madhe, bre, po bâhet,
shum e krushqit qi po prehen,
Asht nal dilli nuk po ec,
ka nisë dielli dritë s’po ban
ka nisë dilli po coptohet ,
ka nisë dilli gjak po lshon,
shpent e malit po vajtojnë,
janë nalë bjeshkt-o po çuditen-
pse vllaznit-o nërmjet veti myten,
pse s’ja lshojn-o rrugën njani qetrit!
Tre sahat qi zgati lufta,
gjashtmi krushq aty u prenë,
gjashtmi krushq aty kanë dekë,
veç dy nuset gjallë kanë metë,
Të dy nuset janë mnerue,
të dy nuset janë shtangue,
nuset s’din –o kah me shkue,
janë ba bashkë e po vajtojnë,
bashkë të dyjat nâmë po bâjnë;
-O ju lisa, bre, u thafshi,
o ju, bjeshk-o bre, shkretë metshi,
o ju shpên, bre, kurr mos knofshi,
o ju krushqi, gur u bafshi!
Lisat thá janë, bjéshkt shkretnu,
shpent e malit ma s’kanë knu,
krushqt e dekun janë nguru.
Ka nisë dilli me praru,
ka nisë hana për me le,
dhandurt krushqit i kanë pritë,
i kanë pritë, janë ba marak.
I kanë marrë kuvalt hamshuer,
ju kanë hypë e i kanë shilu,
si vetima te nuset kanë shku.
Te nuset-o kur kanë mrri,
ato nuset i kanë vetë:
-Shka asht lisat qi janë tha,
shka asht bjéshkt qi janë shkretnu,
shka janë gjithkta gurë, bre ktu,
ku janë krushqit, shka â maru?
Me lot n’sy –o nuset tuj vajtu,
shka âsht ba ju kanë kallxu.
Kta dy gjemt ishin kanë burra,
kta gjemt kâkan marrun ngrykë,
janë marrë ngrykë, janë miqasu.
Edhe nuset janë marrë ngrykë,
janë marrë ngrykë janë miqasu.
Shka po i thot –o miku mikit:
-Tremi gjem-o n’m’lejshin mu,
tremi çika n’m’lejshin mu,
tremi gjem-o n’t’lejshin ty,
darsum t’madhe na do t’bâjmë,
ata kemi me i martu,
darsmat marë, bre, me na shku
edhe zoti me i trashigu!
T’na shtohen fisi e gjinija,
t’na shtohen çikat e gjemnija,
Krushqve udhën gjith t’jau lshojna,
krushqit gjithmonë t’i nerojna-
gjithmonë krushqit me mrri n’shpi
edhe nuset bashkë me krushqi.
Darsma jonë kurr mo’u harroftë,
e mara gjithmonë na priftë!

 

*Nga “Balada dhe legjenda*, Anton Çetta

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjashtëqind vjet mall...

”Moti i madh” troket në UNESCO

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

“A ka më rebelë?”


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen