MENU
klinika

Do detyrohen t’i japin llogari monarkes!

Kate dhe William në telashe me Mbretëreshën?

21.07.2022 - 12:04

Eksperti mbretëror Neil Sean pretendon se mbretëresha Elizabeth II është e zemëruar me Cambridge. Princi William dhe Kate Middleton thuhet se kundërshtuan urdhrat e saj javën e 15 korrikut.

Eksperti mbretëror Neil Sean thotë se Cambridge do të duhet të përballen me Mbretëreshën Elizabeth II pasi ajo është tepër e acaruar me veprimin e tyre të fundit.

Princi William dhe Kate Middleton dyshohet se nuk iu bindën Mbretëreshës pasi morën një helikopter për të shkuar me pushime, familjarisht.

Sidoqoftë, protokolli mbretëror dikton që “anëtarët e familjes mbretërore të udhëtojnë me avionë të veçantë”, thekson Neil Sean.

Për më tepër, një raport nga “DailyMail” vërteton pretendimet e ekspertit duke zbuluar se mbretëresha ka folur mjaft ashpër me Princin William. Mbretëresha Elizabeth II do t’i kishte kërkuar nipit të saj “të mos fluturojë më me helikopterë për arsye sigurie”. Eksperti mbretëror vazhdon duke thënë se Cambridges do të thirren në “Windsor” sapo të kthehen nga pushimet për të shpjeguar veprimet e tyre.

Mbretëresha tashmë ka pasur disa biseda me Princin William në mënyrë që ai të ndalojë fluturimet, veçanërisht në mot të keq, sipas “Express.co’. Biseda që datojnë gjashtë muaj më parë. Mbretëresha Elizabeth II është vërtet e shqetësuar për nipin e saj pasi një aksident i mundshëm kërcënon linjën e trashëgimisë mbretërore.

Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV