“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kam probleme të mëdha me ciklin, dhimbje të shumta, të vjella, gjendje të fikti. I vetmi ilaç i cili mund të më shërbejë për të qetësuar është Voltaren pluhur, asnjë lloj qetësuesi tjetër nuk më bën efekt. Përveç konsultës çfarë më rekomandoni tjetër?
Mjeku: Voltareni është ilaç që menaxhon thjesht dhimbjen, por nuk ka ndikim tjetër. Duhet konsulta dhe ndoshta ilaçe të tjera. Në familjen e ilaçeve të voltarenit mund të japin efekt më të mirë si Naproxen. Është shumë e nevojshme që të konsultoheni me mjekun tuaj gjinekolog.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.