Futbollist falë këshillave të gjyshes Francina. Nëse Georgino Wijnaldum, gjithnjë e më afër Romës, luan si profesionist, ai i detyrohet shumë gjyshes së tij.
Talenti, sigurisht, është pjesa e tij, por zgjedhjet që bëri gjatë jetës së tij dhe që e çuan atë të vishte kombëtaren holandeze, u ndikuan kryesisht nga gjyshja e tij. Një histori për të cilën mund të shkruhej një libër, duke pasur parasysh se futbollisti ishte shumë afër që të bëhej gjimnast.
GJYSHJA – Më shumë se një gjyshe, pothuajse një nënë. Wijnaldum, në moshën 6-vjeçare, ka parë prindërit e të divorcohen dhe nëna e tij është zhvendosur në Amsterdam.
Georgino i vogël nuk dëshiron ta ndjekë atë dhe qëndron në Roterdam me gjyshen e tij. Një fëmijëri e paqëndrueshme, e cila e bëri të merrte, për një kohë të shkurtër, mbiemrin e njerkut të tij me origjinë ganeze, duke u bërë kështu Georgino Boateng.
GJIMNASTIKA – Ajo që ka vendosur stabilitet në jetën e futbollistit, siç shkruante asokohe faqja e Feyenoord, ka qenë gjyshja, e cila para së gjithash e ka shtyrë të heqë dorë nga gjimnastika. Wijnaldum, në fakt, në fillim nuk donte t’ia dinte për futbollin.
Ëndrra e tij e vetme ishte të bëhej gjimnast. Ose një akrobat. Disiplina që janë konsideruar shumë të rrezikshme për gjyshen, e cila së bashku me një dajë e drejton në botën e futbollit.
Një vendim që ka qenë shumë i mençur: fillimisht ka luajtur me ekipet e të rinjve të Sparta Roterdamit dhe më pas tek ato të Feyenoord, ku është bërë lojtari më i ri që ka debutuar në ekipin e parë (16 vjeç).
Pas katër vitesh Wijnaldum u transferua te PSV, më pas te Newcastle, më pas është konfirmuar si një prej lojtarëve më të mirë te Liverpool-i dhe PSG.
PUNA – Futbolli e ka bërë të famshëm dhe të pasur, por është ende një punë. “Unë nuk kam parë ndeshje në të kaluarën. Kur isha te Sparta Roterdam na jepnin bileta, por gjithmonë ua jepja miqve të mi që të shkonin atje me familjet e tyre. Unë nuk shoh shumë futboll.
Unë kam qenë gjithmonë një tifoz, por nuk ka qenë kurrë prioriteti im. Kur isha i ri bëja dy ditë stërvitje dhe një ndeshje në javë. Më përshtatej, më pas u detyrova të stërvitesha katër herë në javë. Champions? Nuk kam ëndërruar kurrë ta luaj” – shpreh Wijnaldum.