MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë janë valvulopatitë e zemrës?

27.07.2022 - 11:23

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë janë valvulopatitë e zemrës?

Mjeku:Valvulat e zemrës shërbejnë për të drejtuar fluksin e gjakut, pra gjaku duhet të hyjë në një drejtim dhe duhet të dalë në një drejtim tjetër pa u kthyer mbrapsht. Edhe ky drejtim përcaktohet nga gradienti presor që krijohet në dhomat e ndryshme të zemrës. Pra, funksioni i valvulave është mos të kthejë gjakun mbrapsht. Edhe nëse kjo nuk ndodh, pra kemi problematika te ecja përpara e gjakut apo rrjedhja mbrapsht jemi në fushën e valvulopative, në fushën e problemit të valvulave. Ne kemi 4 valvula në zemër, 2 në anën e djathtë dhe 2 në anën e majtë. Këto valvulat e anës së majtë janë më të rëndësishmet, pasi preken më shpesh, valvula mitrale dhe aorta

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si mund të parandalohet ajo?

Çfarë është insuficienca venoze kronike?