MENU
klinika

Shpërndanin heroinë

Një 37-vjeçar në pranga dhe një në kërkim në Elbasan

28.07.2022 - 11:00

Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për shpërndarje të drogave të forta në Elbasan. Bëhet e ditur se në pranga është vënë E. K., 37 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Kurse në kërkim është shpallur E. R., 28 vjeç, banues në Elbasan.

37-vjeçari u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonte u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë. Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se bashkëpunëtor është edhe 28-vjeçari i cili është shpallur në kërkim.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan