MENU
klinika

Ndikimi indirekt i Rusisë

Sanksionet e SHBA ndaj Iranit/ Çfarë përfiton Rusia?

26.11.2018 - 15:04

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara mbi Teheranin krijojnë një mundësi strategjike për Moskën.

Tipari kryesor i politikës së sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit është natyra e saj e njëanshme. Këtë herë, Uashingtoni po vepron pa përkrahje të gjerë ndërkombëtare.

Ka shumë faktorë që vënë në rrezik suksesin e sanksioneve. Midis tyre është Rusia, e cila përfiton nga këto sanksione dhe mund të ndihmojëIranin në lehtësimin e presionit amerikan.

Sanksionet e reja kundër Iranit janë të dobishme për Rusinë në dy aspekte.

Nga njëra anë, Rusia është e aftë dhe e interesuar të zëvendësojë naftën iraniane.

Importues të rëndësishëm të naftës iraniane, si Kina, Italia, Franca, Turqia dhe, në një masë më të vogël, Koreja e Jugut, janë gjithashtu të rëndësishme për politikën e jashtme ruse. Këto vende do të blejnë më shumë naftë nga Rusia në vend të Iranit.

Nga ana tjetër, tregtia me Rusinë mund të bëhet për Iranin një nga mjetet më efikase për të lehtësuar presionin e sanksioneve. Ky partneritet tregon se Rusia mund të ndihmojë vendet e tjera në nkonflikt me Uashingtonin.

Duhet të kujtojmë se zyrtarët në Uashington kanë parashikuar suksesin e sanksioneve bazuar në faktin se shtetet e tjera duhet të vendosin se çfarë do të jetë partneri i tyre, Shtetet e Bashkuara ose Irani. Teorikisht, vendimi këtu është i thjeshtë: Ata nuk mund të zëvendësojnë tregjet amerikane, investimet, shërbimet dhe partneritetet me kompanitë amerikane. Shumica e vendeve do të bëjnë gjithçka për të shmangur konfrontimet me Shtetet e Bashkuara. më i qartë i kësaj është Franca, Gjermania dhe vendet e tjera evropiane. Pas më shumë se gjashtë muajsh duke folur për mekanizmat e mundshëm për të vazhduar bashkëpunimin ekonomik me Iranin, asnjë nuk është zbatuar.

Moska dhe Teherani nuk kanë gjithmonë të njëjtat ide. Me kthimin e sanksioneve, Irani ka ka gjasa të bëjë kompromise me Rusinë.

Një partneritet ekonomik midis Teheranit dhe Moskës do t’iu tregojë vendeve të tjera se si të kundërshtohet presioni ekonomik i SHBA.

Fakti që Rusia është në mënyrë unike të aftë të ulë efikasitetin e sanksioneve të SHBA kundër Iranit tregon se është shumë vështirë të injorohet shteti më i madh në Tokë.

Koha do të tregojë nëse Rusia përfiton nga kjo mundësi. Për Uashingtonin, një konfrontim me Moskën për sanksionet e Iranit, nuk duket i pamundur. Megjithatë, për të parandaluar një konfrontim të tillë Shtetet e Bashkuara duhet të negociojnë dhe të bëjnë marrëveshje me Rusinë. Duke marrë parasysh përvojën e disa viteve të kaluara, kjo nuk duket shumë e mundur.

Nikolaj Pakhomov është president i Byrosë së Këshillimit të Nju Jorkut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN