Pamje rrëqethëse vijnë sot nga plazhi i Potamit në Himarë, ku një ditë më parë një vogëlushe 7-vjeçare u përplas për vdekje nga skafi që drejtohej nga ish-efektivi i policisë, Arjan Tase.
Një kukull e vendosur pranë vendit ku e vogla ndërroi jetë, një lule dhe rrobat e prindërve ende mbi shezlong, plazhi i boshatisur… këto janë pamjet që të përplasen fort në shpirt një ditë pas tragjedisë.
Gazetarja Esmeralda Keta në një postim në Facebbok, shkruan: Mëngjes i trishtë sot në Potam…
Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur…
Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë
Sot të gjithê jemi fajtorë, e pafajshmja u bë ëngjëll