MENU
klinika

“Rrogën e ndava me shokun e ekipit”

Historia e Smertin, u shit për dy vagona qymyr

03.08.2022 - 17:39

Shpesh pyesim veten se sa ka ndryshuar futbolli për sa i përket kostos së biletave, pagave, vlerës së tregut, komisioneve etj. Epo, një intervistë e raportuar disa kohë më parë nga The Athletic lë një pasqyrë të mënyrës se si funksiononte tregu i transferimeve në Rusi në vitet ‘90.

Historia tregohet nga ish-lojtari i Chelsea-t, Alexei Smertin, blerë për… disa ngarkesa qymyr.

TRENA TE NGARKUAR ME QYMYR – Verë 1994. Dinamo Barnaul nga kryeqyteti siberian shet një mesfushor të ri premtues të quajtur Alexei Smertin te FC Zarya Leninsk-Kuznetsky. Djali, ndër të tjera, e ndante pagën e tij me një shok skuadre:

“Quhej Sergei Kormiltsev, ishte relativisht i njohur sepse ishte një lojtar i kombëtares ukrainase dhe kishte luajtur edhe një ndeshje me Rusinë. Paga ishte 25 mijë rubla, 12500 për mua dhe 12500 për të.

Ne luajtëm në një qytet të vogël (Zarya) me 12 ose 13 miniera qymyri. Ishte si një shkëmbim. Në vend që të paguanin para, ata dërguan një tren ose dy të ngarkuar me qymyr, nuk e di saktësisht se sa, për të më blerë mua dhe shokun e skuadrës me të cilin ndava rrogën. Është e pabesueshme, por e vërtetë”.

ARRITJE – Gazeta britanike që e intervistoi e gjen në formë të shkëlqyer edhe pse është larguar nga futbolli që nga viti 2008. Nuk është çudi që ai është kaq në formë dhe i kthjellët. Ai është bërë një maratonist. Sipërmarrja e fundit daton disa vite më parë në Sochi. Ai luajti futboll për 25 orë: “

Kemi luajtur gjithë natën. Nga ora 5.15 e mëngjesit. Pas 20 orësh pa u ndalur, nuk mund të bëja asnjë pasim pa ndjerë dhimbje”. Përveç kësaj, ai merr pjesë edhe në maratonat kryesore si ajo e liqenit të Baikalit:

“Ishte e vështirë edhe të plotësoja nevojat më elementare, pasi bënte ftohtë”, ka thënë duke buzëqeshur, por jo shumë pasi ka treguar për një skenar me një temperaturë prej 20 gradë nën zero.

“Nuk isha i gjatë apo i fuqishëm, por kisha një karakter të fortë dhe e dija se cili ishte potenciali im”. Dhe sigurisht, sipas asaj që ai vazhdon të bëjë… nuk duket se ka ndryshuar shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Katalanasit duan t’i “heqin qafe”

Nuk duan të ikin, ja si i ndëshkon Barcelona