Në kuadër të vitit të Skënderbeut, sot, në pallatin “Petro Marko” në Vlorë, u zhvillua ceremonia e dekorimit nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të ekipit “Flamurtari”, ekipit të lavdishëm të viteve 1986 dhe 1987.
Ky arriti 2 barazime dhe 1 fitore me Barcelonën e madhe dhe gjunjëzoi Partizanin e Beogradit. Në këtë Vit të Skënderbeut, Heroit Kombëtar, skuadra e madhe vlonjate që bëri histori në Europë, u dekorua me “Kalorësin e Urdhrit të Flamurit”.
E jo rastësisht ceremonia bëhet në prag të Ditës së Flamurit. Kreshnik Çipi, kapiteni i Flamurtarit të asaj kohe, mori këtë dekoratë në emër të atij ekipi.
Rrapo Tahos, iu dha titulli “Mjeshtër i Madh”. Me këtë titull, u vlerësuan edhe Petro Ruci (pas vdekjes), Latif Gjondeda, Sokol Kushta dhe Kreshnik Çipi.