Nuk është hera e parë që zyrtarë të njohur dhe analistë me zë, ngrenë dyshimet se në daljet publike shpesh nuk është Vladimir Putin i vërtetë, por sozia e tij.
Tani, shefi i inteligjencës së Ukrainës ka përsëritur pretendimin se Presidenti rus po përdor “një trup të dyfishtë…” dhe thotë se veshët e tij janë prova për këtë!
Gjeneral-major Kyrylo Budanov ngriti dyshime për sjelljen e Putinit në transmetimet televizive.
Ai pretendon se një ekzaminim i afërt i veshëve të presidentit tregon se ata kanë ndryshuar.
Budanov gjithashtu pretendon se trupi i “dyfishtë” i Putinit herë pas here ka ‘zakone, ecje dhe gjatësi të ndryshme’.
Shëndeti i presidentit 69-vjeçar rus ka qenë temë e diskutimeve të ashpra mes komentuesve në rrjet.
Aleati i tij i ngushtë Nikolai Patrushev thuhet se ka qëndruar në vend të presidentit Putin gjatë kohës që ai ka pasur probleme shëndetësore.
Këtë javë, gjeneralmajori i Ukrainës Kyrylo Budanov u shfaq në TV për të pohuar para shikuesve se gjatësia dhe veshët e Putinit kanë ndryshuar në paraqitjet e fundit, raporton The Sun.
Ai tha: ‘Pamja e veshëve, është e ndryshme… Dhe është si në rastin e një gjurmë gishti, fotografia e veshit të çdo personi është unike. Nuk mund të përsëritet’.
Budanov pretendoi më tej se trupi i dyfishtë i Putinit ‘kanë zakone të ndryshme, sjellje të ndryshme, ecje të ndryshme, ndonjëherë edhe lartësi të ndryshme nëse e shikoni nga afër’.
Budanov kishte pohuar më parë se Vladimir Putini “i dytë” mund të ishte në një samit të mbajtur në Teheran muajin e kaluar.
Ndërsa lideri rus dukej në diklet teksa zbriste nga shkallët e avionit të tij presidencial në Teheran, burimet ukrainase vunë në dukje se ai lëvizte jashtëzakonisht shpejt dhe ishte më vigjilent sesa në paraqitjet e mëparshme publike.
Presidenti rus dukej i animuar teksa përshëndeti të pranishmit, përpara se të hiqte xhaketën dhe të hipte në një limuzinë të blinduar.