Chelsea e ka nisur sezonin mirë, duke marrë tri pikët e para, edhe pse jo një sukses i lehtë. Blutë e Londrës fituan 0-1 në transfertë ndaj Everton, sfidë ku u aktivizua edhe Broja në fundin e pjesës së dytë.
Në minutën e 42’ Sterling gjeti rrugën drejt rrjetës, megjithatë ajo goditje u anulua, pasi sulmuesi i Chelsea-t ndodhej në pozicion jashtë lojë. Sfida u zhbllokua në minutën e 45+9’, kur Jorginho mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe i dhuroi avantazhin ekipit të Tuchel.
Armando Broja u aktivizuar në minutën e 75’, duke marrë vendin Havertz. Sulmuesi shqiptar u rikthye për të zhvilluar një ndeshje zyrtare me Chelsean në përballjen ndaj Everton, teksa për herë të fundit ai ka luajtur pikërisht ndaj të njëjtit kundërshtar, më 8 mars 2020.
Pavarësisht përpjekjeve dhe atyre pak mundësive të pati, Broja nuk arriti të shënonte. Gjithsesi, Tuchel ka ndërmend ta aktivizojë sërish sulmuesin shqiptar, pasi ka krijuar besimin e duhur se ai vlen për të ardhmen.