MENU
klinika

Premier League, Java 1

Liverpool shmang humbjen në startin e kampionatit

06.08.2022 - 15:26

Liverpool shmangu humbjen në startin e Premier League, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertë me vendasit e Fulham, ekip i sapongjitur në elitën e futbollit anglez.

Sfida është zhbllokuar në minutën e 32-të nga Mitrovic, i cili ka mposhtur portierin Alisson me një goditje të bukur me kokë. Kundërpërgjigja e Të Kuqve ka ardhur në minutën e 64-të, me blerjen e re Nunez, i aktivizuar në minutën e 51-të, që ka barazuar shifrat me një goditje spektakolare me thembër.

Festa e miqve nuk ka zgjatur shumë, duke parë se Mitrovic ka kthyer në avantazh vendasit me një penallti të fituar dhe të transformuar me një goditje perfekte. Një penallti që i ka dhënë fund ecurisë së Liverpool-it prej 51 ndeshjesh radhazi në Premier pa shkaktuar asnjë penallti, që ishte edhe ecuria më e gjatë në kompeticion.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp nuk është dorëzuar dhe ka arritur të barazojë përsëri në minutën e 80-të me Mohamed Salah. Liverpool-i ka kërkuar me ngulm edhe golin e tretë, duke i shkuar shumë afër me goditjen e mrekullueshme të Henderson në minutën e 94-t, që është ndalur nga traversa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN