MENU
klinika

Bllokimi i akseve

Gjirokastër/ Reshjet e shiut sjellin probleme në infrastrukturë

27.11.2018 - 11:16

Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut gjatë këtyre dy ditëve të fundit.
Bashkë me reshjet po shfaqen edhe problemet e para me bllokimin e aksit përballë Gjirokastrës, urës së Viroit dhe lagjet që patën probleme me rrëshqitjet vitin e kaluar.

Shumë zona vijojnë të gjenden prej orësh pa energji elektrike. Probleme raportuan zona e Sukës, Ballabanit dhe Çarshovës në Përmet. Pa energji prej dy ditësh vijojnë të jenë zona e Buzit, Luftinjës, Lopësit dhe disa njësi të tjera në Tepelenë e Memaliaj.

Problemet vazhdojnë të jenë shqetësuese për zona të tilla si Dropulli i Sipërm, ku disa fshatra ende e kanë të ndërprerë komunikimin, por edhe në njësitë Antigone dhe Cepo ku problemet e shkaktuara nga reshjet e viteve të kaluara po mbarten.

Ndërkohë, ende mbetet e bllokuar rruga Levan-Tepelenë, e cila duhet të mirëmbahej nga firma “Salillari”, por ku pak ditë më parë doli jashtë funksioni pasi ranë gurë nga mali. Kalimi është devijuar nga rruga e Ballshit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"S’jam unë autori! Kërkojeni diku tjetër kriminelin"

Çifti u gjetën të masakruar në banesë, 69-vjeçari mohon akuzat

“Çifti u godit me sende të forta dhe me mjete prerëse”

Policia sqaron dinamikën e krimit në Dropull

Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas…

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin!

"Plazhe të mrekullueshme dhe çmimet të lira"

Blogerët italianë: Shqipëria, destinacionin magjepsës