13.08.2022 - 11:08
Një mjeti tip kamion i është vënë tritol gjatë natës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 në fshatin Tragjas, Orikum.
Në mjetin kamion, në pronësi të Ahmet Curraj, 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.