MENU
klinika

Dafina Zeqiri

Merr pasaportën kosovare dhe “arratiset” në ishull

27.11.2018 - 14:11

Edhe pse ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Kosovë e në Shqipëri, këngëtarja Dafina Zeqiri është pajisur vetëm pak ditë më parë me pasaportën kosovare, pasi ajo ka lindur në Suedi dhe më pas u zhvendos bashkë me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por vetëm pak ditë nga marrja e pasaportës, Dafina ka marrë vendimin e papritur duke u “arratisur” për pushime në një ishull.

Këngëtarja i ka përshëndetur të gjithë fansat e saj me një video ku shihet tëksa kërcen dhe krahas saj shkruan se është koha për të qëndruar larg rrjeteve sociale. “Koha për t’u larguar pak dhe për të shijuar pushimet në këtë ishull”.

Kështu që mos u shqetësoni nëse nuk e shikoni Dafinën për ca kohë në rrjetet sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja takon futbollistin

Shaqiri, dhuratë speciale për Dafina Zeqirin