MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Ku ngjasojnë Kina dhe SHBA?

27.11.2018 - 15:12

Pas vitesh të tëra me simbiozë ekonomike, dy superfuqitë botërore duket se i kanë shpaluur luftë njëri-tjetrit. Si rezultat, të dy vendet po bëhen gjithnjë e më të ngjashme, veçanërisht në besimin e tyre se mund të ketë vetëm një fitues.

Është folur prej kohësh se rivaliteti strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës një ditë do të sjellë nisjen e konfrontimeve. Ky moment ka ardhur. Mirë se vini në Luftën e Ftohtë 2.

Konflikti Sino-Amerikan vendos dy sisteme të ndryshme kundër njëri-tjetrit. Në SHBA, Kina është një diktaturë, që ka arrestuar një milion Ujgur në kampet e përqendrimit, ka goditur të krishterët, ka kufizuar të drejtat civile dhe ka bërë aleatë ata që janë kërcënim për Amerikën.

Sipas pikëpamjes së shumë kinezëve, lufta tregtare e administratës Trump është thjesht nisja e një gare më të madhe ekonomike, ushtarake dhe ideologjike për supremacinë.

Konfrontimi i ri sino-amerikan nuk vjen nga dallimet e të dy vendeve, por nga ngjashmëria e tyre në rritje.

Me politikën e tij “Made in China 2025”, presidenti kinez Xi Jinping shpreson të bëhet lider botëror në inteligjencën artificiale (AI) dhe teknologji.

Në të njëjtën kohë që Kina ka riorientuar modelin e saj të zhvillimit ekonomik, SHBA ka zëvendësuar qasjen e saj tradicionale laissez-faire me një strategji të re.

Megjithatë, duke u përpjekur të ia kalojnë njëri-tjetrit në të gjitha fushat, strategjitë amerikane dhe kineze po bëhen gjithnjë e më të ngjashme.

Në përgjigje të përpjekjeve të ish-presidentit amerikan Barak Obama për të krijuar një bllok tregtar të Rajonit të Paqësorit, XI filloi Iniciativën e Brezit dhe Rrugës.

Të dy vendet janë gjithashtu të ngjashme ushtarakisht.

Kina ka ndërtuar bartësin e parë të avionëve, dhe ka plane për më shumë. Dhe duke themeluar bazën e parë ushtarake në Xhibuti, ajo ka sinjalizuar se ka ambicie globale, jo thjesht rajonale.

Një tjetër fushë ku ngjasojnë ka të bëjë me sistemin multilateral.

Në një fjalim në vitin 2005, Zëvendës Sekretari i Shtetit i atëhershëm i SHBA, Robert Zoellick, i tha Perëndimit se institucionet e qeverisjes globale duhet të përfshijnë Kinën ose rrezikojnë të shkatërrohen. Por, Kina tani po zhvillon atë që mund të përshkruhet si internacionalizëm.

Kina ka përfituar nga anëtarësimi në institucionet e mbizotëruara nga Perëndimi, për të ndërtuar një sistem paralel të vetin. Por, rendi botëror që Kina parashikon nuk bazohet në multilateralizmin, por në marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve.

Doktrina e Trump “Amerika e Para” ka të njëjtin vizionin për SHBA..

Megjithëse Lufta e Ftohtë 2 nuk paraqet të njëjtën përplasje ideologjish si lufta e pare, ajo përsëri mbetet e rrezikshme. Ashtu silufta tjetër, dy superfuqitë nuk kanë ide të njëjta se si do të organizohet bota, por bien dakord për faktin se do të ketë vetëm një fitues.

Mark Leonard është drejtor i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Project Syndicate

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Guvernatorit të Bankës Qendrore

“Kina po përgatitet për më të keqen”