MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë e shkakton hernien diskale?

19.08.2022 - 08:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë e shkakton hernien diskale?

Mjeku: Hernia diskale zakonisht ndodh tek njerëzit e moshës 30 – 50 vjeç. Disa nga faktorët që ndikojnë në këtë kusht shëndetësor janë mosha, mbajtja e peshave të rënda, gjenetika, dëmtimi i disqeve kurrizore për shkak të mungesës së ujit etj.

Simptomat e hernies diskale janë:

Dhimbje në pjesën e pasme të kurrizit
Dhimbje që vazhdojnë deri tek këmba
Dhimbje në pjesën e ijeve dhe legenit
Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë
Këmbë të dobëta/ pa fuqi
Disku intervertebral është i përbërë nga unaza në formë fijesh që rrethojnë një qendër të brendshme xheli, i cili përmban shumë ujë. Në rastin e hernies diskale këto disqe shtypen dhe humbasin xhelin ndërmjet tyre.

Dieta e varfër ushqimore, pirja e duhanit, mungesa e aktivitetit fizik dhe obeziteti janë disa faktorë që e përkeqësojnë gjendjen shëndetësore duke shkaktuar kështu muskuj të dobët dhe disqe të dobëta.

Ky kusht shëndetësor duhet kuruar dhe duhet të jeni në kontroll të vazhdueshëm me mjekun. Ju duhet të merrni në masë të konsiderueshme kalcium, magnez dhe vitaminë B. Fizioterapia është një mënyrë shumë e mirë për t’u përmirësuar gjithashtu.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.