MENU
klinika

Vendimi i Gjykatës

Bombë autobusit të Dortmund, 14 vite burg

27.11.2018 - 17:23

Kur ka kaluar më shumë se 1 vit e gjysmë nga ngjarja, Gjykata në Gjermani ka dënuar me 14 vite burg për vrasjen në tentativë të 28 personave gjatë një sulmi drejt autobusit të Borussia Dortmund.

I akuzuari, i identifikuar vetëm si Sergej W, për të ruajtur privatësinë e tij, sipas rregullave gjermane, është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e qytetit të Dortmund, ditën e martë.

Mbrojtësi i atëhershëm i Dortmund, Marc Bartra, dhe një oficer policie janë dëmtuar gjatë tre shpërthimeve që goditën autobusin e ekipit, teksa po largohej nga hoteli për ndeshjen e Champions League, më 11 prill të vitit 2017.

Prokurorët janë shprehur se Sergej W mori para borxh për të vënë një bast se aksionet e Dortmund do të uleshin në vlerë, më pas vendosi bombat pranë autobusit dhe u mundua ta fshinte si një akt terrorist islamik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN