MENU
klinika

I buzëqeshur dhe i qetë

Vrasja e 33-vjeçarit, autori del para gjykatës

25.08.2022 - 10:27

Del para gjykatës 17-vjeçari Horgito Peqini, i akuzuar për vrasjen e 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku mbrëmjen e 17 gushtit në Elbasan.

Peqini dhe bashkëpunëtori i tij, 33-vjeçari Klaudjan Sallufi kanë dalë në seancë për verifikimin e kushteve të masës së sigurimit të mbrojtur nga avokatë të caktuar kryesisht nga Gjykata.

I riu është shfaqur i qetë, madje duke buzëqeshur në seancë. Ndërsa Sallufi ka qëndruar i heshtur. Është vënë re mungesa e familjarëve të dy të pandehurve.

Ndaj 17-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve.

Duke qenë i mitur, Peqini për veprën penale për të cilin akuzohet në bazë të nenit 76 të Kodit penal rrezikon nga 10 deri në 20 vjet burg dhe për shkak të moshës atij i përgjysmohet në 5 vjet deri 10 vjet burg dënimi nëse provohet vepra penale për të cilën akuzohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hetimet për vrasjen e Madrit Ulqinakut

Si nisi konflikti që i mori jetën 33-vjeçarit!

Tragjedia e dytë në familjen Ulqinaku

Ky është 33-vjeçari që u ekzekutua në Elbasan!

"Të degjeneruar, në parajsë ka zero krim!"

Irritohet pas vrasjes në Elbasan Nisin hetimet ndaj efektives