MENU
klinika

Balluku: Është rritur çmimi i energjisë në bursa

Rritet çmimi për familjet që harxhojnë mbi tavanin 800 kilovat

31.08.2022 - 10:31

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në një komunikim me gazetarët, u pyet nëse do të rritet çmimi i energjisë pas 1 tetorit, për familjet që harxhojnë mbi tavanin 800 kilovat orë energji elektrike në muaj.

Balluku deklaroi se çmimi i energjisë është rritur në bursat ndërkombëtare. Zv.kryeministrja shtoi se qeveria po bisedon me Opeatorin e Shpërndarjes së Energjisë dhe do të vendoset edhe sa do të paguhet për familjet që konsumojnë energji më tepër se fasha e vendosur.

“E kemi thënë që synojmë që mos prekim çmimin e tregut. Çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare janë rritur. Fasha 800 kilovat orë energjie është vendosur nga ne tashmë, ka disa propozime nga Operatori i Shpërndarjes dhe do të diskutohet zgjidhja më e mirë e për të diferencuar atë që kemi thënë. Diferenca duhet që të bëhet. Ata qytetarë që harxhojnë më shumë do të duhet të paguajnë më shumë në faturë”, tha Balluku.

Nga 1 tetori 2022, të gjitha familjet shqiptare që shpenzojnë mbi tavanin 800 kilovat orë energji elektrike në muaj do të paguajnë më shtrenjtë faturën. Vendimi i cili u bë publik fillimisht në muajin prill dhe erdhi si masë e qeverisë ndaj rritjes në bursat ndërkombëtare të çmimit të energjisë elektrike që prej fillimit të këtij viti.

Me çmimin e lartë do të paguhet vetëm diferenca, jo e gjithë vlera e energjisë së shpenzuar. Kjo diferencë mund të jetë nga 70-80% më shtrenjtë se çmimi që tarifohet aktualisht për konsumatorët, që do të thotë se çdo kilovat orë e shpenzuar mbi sasinë 800 kv do të kushtojë gati dyfish më shtrenjtë”, tha Belinda Balluku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do ta bëjmë me grusht të hekurt!"

Balluku njofton aksionin që do të nisë nesër policia