MENU
klinika

Kurti për vizitën e Bërnabiç

“Pres që të mos bëjë deklarata përçarëse në Kosovë”

04.09.2022 - 11:40

Kryeministri Albin Kurti tha se pret që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila do ta vizitojë Kosovën më 5 shtator, të ketë kujdes në deklaratat që do tw japw.

Kurti në një konferencë për media tha se pret që Bërnabiç të mos japë deklarata përçarëse sikurse kryenegociatori serb në dialog, Petar Petkoviç.

“Pres që zonja Bërnabiç të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishin për qëllim tansionimin dhe destabilizimin”, tha Kurti.

Ai shtoi se “kemi nevojë të përqëndrohemi te jeta më e mirë e qytetarëve”. “Unë besoj që Qeveria e Republikës së Kosovës me mua si kryeministër për këtë më pak se një vit e gjysmë ka bërë më shumë sesa çdo qeveri paraprake edhe sa i përket punësimit të personave nga komunitetet pakicë apo joshumicë, por këtu e kemi një vështirëse, sepse punësimi ka shkuar shpesh sipas partive politike, jo sipas përkatësisë nacionale”, tha Kurti.

Kryeministri tha se edhe partitë politike të komuniteteve joshumicë “i kanë përpiluar listat e atyre që janë të punësuar në institucione publike”. “Ne e luftojmë këtë te të gjithë qytetarët”, tha Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklaratat e kryeministres serbe

Brnabiç: Nuk pres shumë nga Albin Kurti!

“Mini shengeni do të sillte të mira”

Zaev: Bashkimi Kosovë-Shqipëri s’është ide e mirë


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat