MENU
klinika

Projekti tek Unaza e Re

Protesta/ Banorët shkatërrojnë rrethimin, bllokojnë rrugën

28.11.2018 - 19:20

Banorët, që po protestojnë prej orës 17:00, kanë bllokuar një aks të rrugës (me drejtim nga sheshi Shqiponja te mbikalimi) me blloqet e betonit, të cilët i kanë shtyrë duke i vendosur në mes të rrugës.

Blloqet janë vendosur më herët nga kompania që ka nisur punën për projektin.

Gjithastu është shkatëruar edhe një rrethim i një hapsire toke, i vendosur po nga kompania.

Disa fëmijë, pjesëmarrës në protestë, kanë shkatërruar edhe një tabelë rrugore.

Ka rinisur pasditen e sotme protesta e banorëve të Unazës së Re në kryeqytet, të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, siç e parashikon projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe.

protesta tek unaza-konica.al
protesta tek unaza-konica.al

Banorët janë vendosur pranë mbikalimit, duke bllokuar të dyja akset e rrugës që kalon aty.

Deputetja demokrate Albana Vokshi, e pranishme në protestë, në një prononcim për gazetarët nga terreni, tha se, në takimin e djeshëm në bashki me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, nuk ishin protestues, por punonjës së bashkisë.

Dje kanë qenë me Veliajn punonjës së administratës, tha Vokshi, e cila shtoi se Veliaj po përpiqet të mashtrojë.

“Ju ftoj të bëni transparence për mbledhjen e Veliajt në bashki me banorë të pretenduar të Unazës së Re. Personat në foto në takim me Veliajn janë policë bashkiake.

Janë punonjës se bashkisë, janë rrogëtare të Veliajt. Me intrigën e tij, Veliaj kërkon të mashtrojë banorët, por nuk ka për t’ia arritur.

Ftoj të gjitha mediat, edhe kombëtare, që të hetojnë për ketë takim dhe për projektin korruptiv.

Si nënë kam një apel për të gjithë shqiptaret në ketë ditë të bashkimit që të solidarizohen me protestën dhe kauzën e drejtë të banoreve të Astirit”, tha Vokshi.

protesta tek unaza-konica.al
protesta tek unaza-konica.al

Ndërsa deputeti tjetër demokrat Klevis Balliu foli me emra.

“Dje, Erjon Veliaj, nëpërmjet një filmi artistik të organizuar nga ai, ku takonte banorët e Astirit, u mundua të mashtronte qytetarët.

Ata njerëz ishin që ishin në takim me Erjom Veliajn ishin thjeshtë punonjës së bashkisë, për të qenë më të saktë polica të bashkisë: Redi Ruka dhe Blerim Mela, që janë punonjës së bashkisë, Emiljano Baliu nga Skrapari, inspektor në policinë bashkiake, Pirro Zogaj nga Tepelena, inspektor”, tha Balliu.

“Pra një mashtrim i shëmtuar i Veliajt për tu munduar të krijojë përçarje te këta qytetarë, por jo që nuk ia ka dalë, por vetëm ka shtuar numrin e protestuesve.

Siç janë qytetarët te bulevardi, që pasi i premtuan se di jepnin paratë, sot i kanë hequr nga lista e shpronësimeve që vetë i kishin vënë. Sot, i janë bashkuar kësaj kauze.

Dua të shpreh krenarinë e të qenit mes këtyre qytetrëve që kanë qëndruar këtu duke i bërë ballë kësaj klike mafioze të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt”.

protesta tek unaza-konica.al
protesta tek unaza-konica.al

“Nëse Veliaj do ti takojë banorët, ja ku i ka, këtu, nga mëngjesi deri në darjë. Le të vijë ti takojë edhe ti pyesi. Deri tani kemi parë shpjegime, por pa zgjidhje.

Protesta e Unazës së Re i çori maskën Veliajt dhe gjithë qeverisë së Rilindjes.

I përshëndes protestuesit dhe i garantoj se mbështetja e PD do të jetë me ta deri ditën e fundit, deri në ditën kur do marrin dëmshpërblimet”, përfundoi ai.

Projektin mbi 40 milionë euro, për rrugën nga sheshi Shqiponja te mbikalimi, ligjvënësja e quajti “vjedhje të hapur të qeverisë”.

“Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpite nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë.

Do e ngrejmë flamurin dhe shtëpitë tona do i mbrojmë se i kemi me gjak. Ne kemi mbështetjen e banorëve sepse kërkojmë shtëpitë tona dhe nuk i nxjerrim fëmijët jashte”- shprehen qytetarët.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!